Rama, deputetëve të PS: Bëhuni
kujdestarë të zonave tuaja

Rama, deputetëve të PS: Bëhuni<br />kujdestarë të zonave tuaja
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së, ku ka kërkuar që çdo deputet të shkojë në zonën e tij dhe të raportojë te qeveria çdo problem. Sipas Ramës, mes qeverisë dhe deputetëve do të ketë një komunikim të vazhdueshëm dhe një marrëdhënie e përbashkët.

“Kërkoj sot nga secili prej jush që të vendosë kontakte me qytetarët përmes zyrës dhe të mbajë të informuar qeverinë për kritikat dhe problemet. Çdo deputet të nisë kujdestarinë e tij në zonën e tij dhe çdo grup deputetësh të studiojë për zhvillimin e qarkut. Mes qeverisë dhe deputetëve do të vendoset një marrëdhënie e përbashkët”, deklaroi në fjalën e tij para deputetëve të PS-së, kryeministri Rama.

Sipas tij, “në 23 qershor është marrë një mandat për ti dhënë një fytyrë dhe rol të ri, çdo deputeti në çdo zonë. Deputetët të bëhen promotorë për zhvillimin rajonal. Deputetë të bëhen pjesë integrale e nismave për të sjellë në Shqipëri, biznese dhe ndërmarrje të huaja, gjithçka në funksion të punësimit. Të kontaktojmë si deputetë në Itali, Greqi, Turqi, Gjermani, Francë, etj. Interesi është aty, kompanitë e intresuara janë aty dhe na takon ne që të komunikojmë me to që tu mbushim mendjen për avantazhet që ka hapja e biznesit në Shqipëri”.

Kryeministri Rama foli edhe për situatën në zonat rurale, certefikatat e pronësisë, bujqësinë dhe për mënyrat se si do arrihet që të mbahen premtimet e bëra.

“Certefikatat e pronësisë mbi tokën, uji në çdo parcelë, kooperim mes fermerëve, janë elementët themelorë që secili prej nesh ka bërë me banorët e zonave rurale, që në fund të këtij mandati këto të jenë kapituj të mbyllur. Është koha të kthemi tek tokat e bukës, që të çojmë deri në fund premtimet që kemi dhënë”, tha Rama.

“Është koha që të legalizojmë falas të gjitha banesat. Kemi marrë një mandat që t’ju shërbejmë njerëzve, Shqipërisë, me përkushtim”, përfundoi fjalën e tij para deputetëve socialistë, kryeministri Edi Rama.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor