Rama në Forumin Ekonomik: Do ndahen bizneset kriminale nga legjitimët! Kush nuk e justifikon pasurinë ta dorëzojë (VIDEO)

TIRANE-  Kreu i qeverisë Edi Rama foli gjatë forumit ekonomik për sistemin e fiskalizimit që siç ai tha do të sjellë transparencë të plotë për transaksionet nga biznesi në biznes. Rama u ndal edhe tek gjurmimi i produkteve që tregtohet për ndryshuar në këtë mënyrë situatën lidhur me korrupsionin dhe rryshfetet dhe të bërë një ndarje të bizneseve legjitime nga ato kriminale, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk e justifikojë pasurinë duhet ta dorëzojnë atë.

Në forumin ku ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj u fol  për situaten ekonomike dhe makroekonomike te vendit. Ne fokus investimet e huaja, klima e biznesit, përmirësimi i situatës ekonomike në tërësi.

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
Rama: Rajoni të qëndrojë i bashkuar për zhvillimin ekonomik! Ne jemi tregje të vegjël, nëse nuk jemi të ndërlidhur (VIDEO)

Shefi i qeverisë Edi Rama deklaroi se vendet e rajonit duhet një bashkëpunim rajonal për të forcuar ekonominë e vendeve të Ballkanit.

"Do doja të zhvillojë një diskutim të mëtejshëm për parë se si mund ta fokusojmë këtë forum në çështje të bashkëpunimit rajonal. Për shumë vite forumi ekonomik i Vjenës është mbështetur në këtë parim. Në një kohë kur gjërat kanë ndryshuar së tepërmi në kuadër të Brukselit. Ka ardhur koha të marrim një hap më tej për të kaluar nga qëllimet e mira në hapa konkretë. Çdo gjë që mund të thonë njerëzit, ne jemi tregje të vegjël nëse nuk jemi të ndërlidhur. Edhe Greqia nuk do ishte ku është sot nëse do ishte e izoluar. Shpresoj që fjalimi im të ketë bërë të qartë falenderimet e mia të ndjera dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi sot por duhet të jemi shumë të ngacmuar për t'u bërë bashkë. Do jemi shumë të lumtur të jemi pjesë e këtij bashkimi forcash", tha Rama.

Ora 10:08
Rama: Gjurmimi dhe fiskalizimi do të ndajnë bizneset kriminale nga ate legjitime! Kush nuk e justifikon pasurinë ta dorëzojë (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama foli gjatë forumit ekonomik për sistemin e fiskalizimit e cila siç ai tha do të sjellë transparencë të plotë për transaksionet nga biznesi në biznes. Rama tha se kjo do të sigurojë nivel fantastik transparence. Ai u ndal edhe tek gjurmimi i produkteve që tregtohet për ndryshuar në këtë mënyrë situatën lidhur me korrupsionin dhe rryshfetet dhe të bërë një ndarje të bizneseve legjitime nga ato kriminale.

"Hapi i dytë që do të ndryshojë shumë komunikimin e shtetit me bizneset do të jetë fiskalizimi që do të vazhdojë të zbatohet së shpejti dhe do të sjellë rezultate. Sot jemi larg kësaj sepse në sistemin tonë nuk kemi transparencë për transaksionet nga biznesi në biznes. Kemi vetëm një raport brenda 24 orës mes biznesit dhe klientit. Me fiskalizimin do shohim çdo sekond çdo hap të veprimtarive në internet. Kjo do të sigurojë një nivel fantastik transparence. Hapi i dytë është sistemi i gjurmimit dhe kërkimit që do të vazhdojmë të zbatojmë. Nga uji i pijshëm dhe barnat. Çdo produkt që do të hyjë në treg do të gjurmohet. Çdo pikë karburanti do të gjurmohet. Çdo tabletë barnash apo produkt që shitet në dyqan. Mund të imagjinoni sa ndryshime do sjellë kjo dhe sa të ardhura do të mblidhen. Këto janë lajme të mira. Ne jemi gati të marri frytet e asaj që kemi krijuar dhe kjo do të ndryshojë situatën lidhur me korrupsionin, rryshfetet dhe ato që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë, për ndarjen e bizneseve legjitime dhe kriminale. Duhet të punojmë që ato legjitime të kenë një biznes sa më të mirë pune pa u përballur me problematika siç janë krimi i organizuar dhe zhvatja. Do të bisedojmë për një sulm ndaj krimit të organizuar duke i kërkuar çdo personi të akuzuar për krim të organizuar të provojë burimin e pasurisë ndryshe biznesi do t'i merret. Ky nuk është vendi i tyre. Ka ardhur koha të shkojmë pas tyre dhe gjithë gjërat që kanë bërë duke hyrë në administratë. Kjo kohë ka marrë fund", tha Rama.

Ora 09:57
Rama: Kemi rritje të investimeve të huaja! Do përmirësojmë klimën e biznesit, kush vonon shërbimin online do të gjobitet (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në forumin ekonomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se në vend ka një rritje të investimeve të huaja, ndërsa theksoi se duhet përmirësuar klima e biznesit dhe administratës. Rama u ndal tek shërbimet online teksa paralajmëroi se për çdo vonesë të dokumentacionit të kërkuar, do të gjobiten punonjësit e shërbimit që kanë përgjegjësi për këtë vonesë.

"Faleminderit për ftesën dhe që më jepni mundësinë që të flas në këtë forum në një ditë shumë të mirë për historinë shqiptare për shkak se 100 vite më parë kishim kongresin e Lushnjes. Një ngjarje e rëndësishme për ndërtimin e shtetit tonë i cili i ka gjithmonë sytë nga perëndimi. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë për BE dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët tanë. Kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë tonë. Së pari më lejoni të shpreh një dëshirë. Ideja ime është që përforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delphi-t dhe të kuptojmë se si këto dy forume ndërlidhen dhe të organizojmë edhe hapa vijues që forumi  në Tiranë të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të temave. Kemi normën më të ulët të papunësisë në këto 25 vite. Norma e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri por bazuar në gjithë popullatën. Pra nuk ndikon largimin në uljen e papunësisë. Kemi rritje të investimeve të huaja, por kemi nevojë për më tepër. Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, dhe të administratës tonë që lidhet direkt me biznesin.

Brenda vitit 2020 shërbimet do të jepen me anë të internetit dhe nuk do ketë më nevojë të shkohet në vendet e huaja për të kërkuar licencat. Ne kemi arritur në përfundimin se të gjitha aplikimet duhet të përpunohen dhe të marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Për çdo shkelje të këtyre afateve ligjore do të ketë një gjobë. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë të një dokumenti", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/02/2020 16:19

    Lere rajonin mor hajvan e shiko shtepine tende...

    Përgjigju
  • Balo: 30/01/2020 10:42

    Patjeter. Do sjelle shuuume gjera fantastike. Nje shume te majme ne xhepat e atij qe do ofroje sherbimin. Si gjithmone. Si sju ven turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike