Buxheti 2022 për Mbrojtjen, Rama para Forcave të Armatosura: Vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat! Ministri: Është 32% më i lartë se i këtij viti

Rritja e pagave me 30% e të gjithë ushtarakëve në vitin 2022 është rritja më e madhe e parë ndonjëherë në vend. Kështu tha gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes kryeministri Edi Rama para Forcave të Armatosura, nga ku ka premtuar se edhe vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash për to. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do ketë paga më të larta për këtë sektor dhe nuk do të qëndrojë në fund të listës së vendeve të NATO-s.

Duke nënvizuar se Forcat e Armatosura duhet të jenë një model nga çdo pikëpamje, Rama shtoi se do të ndërtohet një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe referimi për të rinjtë. Ky megaprojekt, tha Rama, do të fillojë në vitin 2022 dhe do të jetë me disa faza.

Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli me shifra sa i përket ndarjes së buxhetit për vitin 2022, ku tha se do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Sipas Peleshit, 65% do të jetë buxheti për modernizimin e ushtrisë. Në fjalën e tij ministri tha se brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Rama: Do përmirësojmë akademinë ushtarake, të bëhemi model dhe pikë referimi për të rinjtë

Gjatë prezantimit të 'Buxhetit 2022' për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura duhet të jetë një model në çdo pikëpamje ndërsa shtoi se do të ndërtohet një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe pikë referimi për të rinjtë. Sakaq, Rama deklaroi se në vitin 2022 do të fillojë megaprojekti me disa faza.

“Ushtria shqiptare të bëhet një model në çdo pikëpamje. Hyrja në rrugën e karrierës ushtarake që është dera e akademisë, nuk mund të pretendojmë të jemi aty ku mund të jemi, duke pasur një bazë që është shumë larg së qenit në lartësinë e asaj që meritojnë ata që rregjistrohen për të studiuar në akademinë ushtarake. Baza e edukimit për një ushtri që synon të ngjisë pak nga pak shkallët në klasifikimin e cilësisë së vendeve të NATO-s. Do fillojmë në vitin 2022 një megaprojekt me faza, me një fazë të parë që do garantojë gjithçka sot ne na duhet të ofrojmë, dhe pastaj me një fazë të dyte e të tretë për atë që duam në të ardhmen. Do ndërtojmë një akademi ushtarake që të jetë model cilëse dhe të jetë pikë referimi për të rinjtë e të rejat që i hyjnë kësaj rruge, por edhe për ata që duan të hyjnë në karrierën ushtarake si vende të NATO-s.”-deklaroi Rama.

Ora 18:19
Rritja e pagave të ushtarakëve me 30%, Rama: E mbajta fjalën, premtoj se vitin tjetër do rriten sërish

Gjatë prezantimit të 'Buxhetit 2022' për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama deklaroi se e sheh me optimizëm çdo ditë të nesërme të Forcave të Armatosura Shqiptare ndërsa theksoi se do të përmirësojnë kushtet dhe bonuset që rrjedhin detyrimisht nga kontributi i tyre. Rama vuri theksin se e mbajti fjalën për rritjen e pagave të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm do t’i rrisë sërish ato.

"Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes kemi një anëtar, që është në kohën e duhur për sfidën e madhe për kalimin në një nivel tjetër të FA, rritjen e kapacitetet të gatishmërisë, mbrojtjes, falë mundësisë që teknologjia i jep çdo vendi, pavarësisht nëse është shumë i zhvilluar apo në zhvillim e sipër. Nuk dua të përseris ato që u thanë dhe nuk dua të zgjatem. Jam para jush me një zotim të mbajtur, për një rritje të konsiderushme të pagave, që nuk është e para që bëjmë pas një periudhe shumë të gjatë kur FA-të mbetën shumë mbrapa krahasim me të tjerët për pagat, por kjo është një rritje e konsiderueshme. Pas krizës së zjarreve në gusht ju thashë se do të rris pagat, dhe sot janë të shkruara me 30 për qind rritje në projektbuxhetin e vitit të ardshëm. Sot ju them që vitin tjetër do ju rrisim përsëri pagat. Besoj që nuk ka asnjë arsye që FA-të tona për energjinë, sakrificën, vlerën e shtruar që krijojnë, potencialin për të rritur kapacitetein e tyre profesional, të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Ne në aspektin e FA-ve dhe vlerësimit të FA-ve nuk kemi pse të mos i mbërrijmë. Me këto paga nuk kemi më ushtrinë më të pakpaguar në NATO. Nuk jemi as në krye, as në mes, por as më të fundit. Ky është hapi i parë. Ambicia është që brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj që mund ta arrijmë, dhe kur them së bashku kam parasysh atë që do marrim mbrapsht nga ky investim. Rritja e pagave që është rritja me e lartë e pagave ndonjëherë për FA, apo dhe për sketor, mëqe lartë se ajo 25 për qind për Policinë e Shtetit, vjen si rezultat i asaj që ju keni dhënë dhe e keni nderuar shqipërinë, e keni vendosur Qeverinë e Shqiprisë në pozitë të vështirë, pavarësisht vështirësive.”-tha Rama.

Ora 18:00
Ministri i Mbrojtjes: Rrisim me 30% pagat e ushtarakëve! Brenda 2022 do kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Peleshi falenderoi për këtë kryeministrin Rama, i cili sipas tij është angazhuar për  rritjen e pagave, pas përballjes së ushtrisë me zjarret në gusht të këtij viti.

Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Peleshi nënvizoi se 65% e do të jetë buxheti për modernizimin. Peleshi tha se ushtria jonë do të vijojë që të jetë aktive në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ministri Peleshi tha se brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura. Peleshi tha se tha më tej  se stërvitja e përbashkët e NATO-s “Defender 2023”, do të ketë vend pritës Shqipërinë.

'32% më shumë do jetë buxheti i 2022 krahasuar me buxhetin e këtij viti. Është 32,6 milardë lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve. Kemi dyfishim të investimeve në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Veçoj si historike të prekshme dhe me rritjen e motivimit dhe shtimin e dinjitetit një arritje të madhe të këtij buxheti që është rritja me 30% e pagava nga ushtari i parë e deri tek ai me grada më të larta. Kryeministri është angazhuar publikisht pas përballimit me zjarret në gusht të këtij viti. nuk kam pse e fsheh mendoja se një rritje do të vinte deri në 15%. Kryeministër në emër të Forcave të Armatosura faleminderit. Ne angazhohemi që të ngremë në një sistem tjetër sistemin tonë të rekrutimeve. e kuptojmë që nuk janë në nivelin e duhur zyrat e rekrutimit.

Buxheti për modernizimin do të jetë 65%. do të investojmë edhe në pikat tona të dobëta. Duhet të ndreqim së pari disa fusha ku kemi shumë punë për të bërë. Të kemi helikopterë, anije. Kemi aplikuar një bashkëpunim me një agjenci të specializuar të NATO-s për mirëmbajtjen e helikopterëve. Baza e Kuçovës, për pak ditë do të kemi ceremoninë e fillimit të punimeve. Janë 40 mln euro që do të investohen. do të vijojmë të jemi aktivë në misionet ndërkombëtare. Brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar per emergjencat civile brenda forcave te armatosura, do të ketë infrastrukturën, mjetet dhe buxhetin e saj. Do të fillojë ndërtimi i Kampusit të Forcave të Armatosura.

Duhet të aplikojmë “smart defense” duke koordinuar burimet dhe blerjet me vendet mike, si Kosova, që është një vend i afërt me ne, jemi vëllezër e s’kemi çfarë t’i fshehim njëri-tjetrit. Unë kam bërë disa takime me homologët në rajon për të parë mundësinë e aplikimit të “smart defense”. Me shumë gjasa edhe “Defender 23” do të ketë si vend pritës Shqipërinë. Kemi dalë me rekorde pozitive nga “Defender 21”.'- tha Peleshi.

Ora 17:50
Shefi i Shtabit të FA, Bajram Begaj: Rritja e buxhetit parashikon investim në kapacitete dhe projekte

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, tha se rritja e buxhetit për ushtrinë dhe FA parashikon investim të kapaciteteve ajrore dhe vëzhgimit ajror e detar. Më tej ai tha se rritja e buxhetit mundëson intesifikimin e procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme.

“Ky buxhet mundëson financimin gjatë vitit 2022 të projekteve kryesore duke filluar me projektin e bazës ajrore të Kuçovës. Pa u ndalur te të gjitha projektet, do të theksoja projektetet e përmirësimit të infrastrukturës së forcës tokësore, akademisë së FA, forcës tokësore e ajrore. Rritja e buxhetit plotëson nevojat e FA, përmbushjen e objektivave të sigurisë kombëtare, si dhe detyrimet e vendit tonë në kuadër të mbrojjtes kolektive të aleancës. Ky buxhet do të mbështesë personelin, kapacitetet, infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Buxheti i vitit 2022 shkon në 1.75 për qind të produktit të brendshëm bruto. Do të punojmë më shumë për të treguar se e meritojmë investimin. Falenderoj kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes.”-tha Begaj.

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greta: 11/11/2021 13:28

    Kjo quhet ftese per oferte ne zgjedhjet lokale. Po u ngreme rrogen, do.marrim.me shume ne pune ne ushtri, na jepni voten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak