Rama dhe Ruçi deputetëve: Asnjë
mungesë në seancë, duhen votat

Rama dhe Ruçi deputetëve: Asnjë<br />mungesë në seancë, duhen votat
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përqendruar në zhvillimet e fundjavës, ku deputeti Taulant Balla u dhunua nga demokrati Jamarbër Malltezi. Kreu i grupit Gramoz Ruçi mësohet të ketë thënë para deputetëve, se Malltezi, për sa kohë mban funksione politike në PD, vetë ngjarja s’mund të quhet më private. “Kolegë deputetë, ju jeni njohur me ngjarjen ku fatkeqësisht deputeti Taulant Balla është dhunuar nga z. Jamarbër Malltezi. Për sa kohë ky person nuk është thjesht dhëndëri i Berishës, por edhe një funksionar i Partisë Demokratike, ngjarja nuk është më personale por edhe politike. Ky diskutim ka dy qasje: qasje juridike, me të cilën po merren autoritetet, kryesisht ato italiane, dhe qasje politike me të cilën do të duhet të merremi ne. Ky është një akt agresiv i paprecedentë që nuk duhet të ndodhë e para së cilës nuk mund të mbyllen sytë”-mësohet të ketë thënë Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar