Rama dhe Veliaj në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, deri në fund të vitit pret 300 familjet e para

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan kantierin më të madh të rindërtimit në Tiranë, u shpreh se, paralelisht me bllokun e parë të pallateve të reja, pritet javën e ardhshme të nisë edhe pjesa e infrastrukturës dhe e objekteve publike të projektuara për këtë zonë në funksion të komunitetit të saj. 


“Tani kemi filluar me infrastrukturën. Kalojnë shpronësimet, javën tjetër hapet aksi rrugor. Do jetë i gjithë një rrethrrotullim i madh që lidh këtë rrugë me pingulen tjetër që do jetë deri te Bregu i Lumit, pastaj bashkohet me unazën e pestë me urë eventualisht,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se, “në këtë lagje kemi dy institucione fetare, një kishë dhe një xhami, meqë komuniteti është goxha i madh”. 

Ministri Ahmetaj tha se në këtë njësi të re banimi do jenë 640 familje të dëmtuara nga tërmeti që do akomodohen gjithsej, nga të cilat për 370 prej tyre janë duke u ngritur aktualisht banesat kolektive.

“Tek blloku tjetër janë ndërtesat publike, që nga godina e integruar e institucioneve të të ardhurave, kemi dy shkolla, një kontribut i qeverisë greke, kemi dhe ndërtesën e IT që është kontribut i qeverisë italiane,” u shpreh Ahmetaj.  

Kryeministri Rama u shpreh se e rëndësishme është që në fund të vitit një pjesë e familjeve të futen në këto apartamente, të cilat sipas drejtuesit teknik të punimeve aktualisht janë në fazën e përfundimit të infrastrukturës elektrike dhe asaj hidraulike, për të vijuar më pas në shtator me fasadën dhe gjithë infrastrukturën e jashtme. 

Distrikti i ri i “5 Majit” do të në krijojë një strukturë policentrike të qytetit të Tiranës me qëllim kapërcimin e konceptit “qendër-periferi”, do të jetë një qendërzim i ri, me hapësira të gjelbra dhe blloqe ndërtimi të karakterizuara nga prania e shërbimeve, funksioneve shtyrëse për zhvillimin e mëtejshëm dhe rigjenerimin urban.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?