Rama dhe Veliaj në Novoselë, kompensojnë qytetarët që u prekën nga përmbytjet
VLORE, 14 Shkurt/ ATSH/-Në kuadër të kompensimit të të gjitha dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të biznesit, ishin sot në Novoselë të Vlorës ku kanë shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga fatkeqësia […]
/ATSH/-Në kuadër të kompensimit të të gjitha dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të biznesit, ishin sot në Novoselë të Vlorës ku kanë shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore.
Falë edhe ndihmës së bizneseve që kanë kontribuar në këtë fazë të trajtimit të pasojave të përmbytjeve, në Novoselë është bërë e mundur jo vetëm shpërndarja e ushqimeve dhe e veshmbathjeve, por sot ka nisur edhe zëvendësimi i të gjitha pajisjeve elektroshtëpiake të dëmtuara nga uji.
Që në nisje të këtij inspektimi, ministri Veliaj informoi kryeministrin Rama se në një nga magazinat e mëdha në Novoselë janë grumbulluar dhe ka nisur shpërndarja e pajisjeve eltroshtëpiake si lavatriçe dhe frigoriferë. "Në këtë magazinë janë grumbulluar 128 komplete elektroshtëpiake, frigoriferë dhe lavatriçe, të cilat po shpërndahen për të gjitha ato familje që përmbytjet u shkaktuan dëme në shtëpitë e tyre", tha Veliaj.
Ndërkaq, ai bëri të ditur se me ndihmën dhe kontributin e disa sipërmarrësve, po ndërtohen dhe po meremetohen edhe disa shtëpi që kanë pësuar dëme serioze si pasojë e vërshimit të ujit. Po ashtu, Veliaj vuri në dukje edhe ndihmën që po u jepet familjeve që kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi të kufizuara.
Kryeministri Rama theksoi se me mbylljen me sukses të fazës së parë, po mbyllet edhe faza e dytë, ajo e zëvendësimit të çdo gjëje të humbur nga përmbytjet. "Vullneti i sipërmarrësve po kanalizohet me lista e regjistra dhe ndihma po shkon aty ku duhet", tha kryeministri Rama, ndërsa paralajmëroi se në fazën e tretë do të bëhet edhe riparimi i argjinaturave dhe pastrimi i kanaleve kulluese.
Gjithashtu, ai siguroi se shteti do t'u gjendet pranë edhe atyre që humbën serrat dhe infrastrukturën prodhuese. Më parë, Rama vizitoi fshatin Hoxharë ku mori pjesë në dorëzimin e një tufe delesh një fermeri që i kishte humbur ato në ditët e përmbytjes.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44