Rama: Do bëjmë si britanikët
Lotaria Kombëtare për sportin
Kryesocialisti Edi Rama është frymëzuar nga ekipi britanik në Londër 2012, që u rendit në vendin e tretë për numër medaljesh të fituara, pas SHBA-së dhe Kinës.
TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama është frymëzuar nga performanca e ekipit britanik në Lojërat Olimpike Londër 2012, që u rendit në vendin e tretë për numër medaljesh të fituara, pas SHBA-së dhe Kinës.
"Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Lotaria Kombëtare", shkruan Rama në Twitter, ndërsa premtoi se do të ndjekë të njëjtën strategji edhe për sportin shqiptar kur të vijë në pushtet.
Duke iu drejtuar atyre që i cilëson si "skeptikët mbi programin e PS", Rama pohoi se "me Lotarinë Kombëtare në dispozicion të Sportit e Rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar".
Sipas numrit një të socialistëve, shembulli i Britanisë së Madhe mbi Lotarinë Kombëtare është rruga e duhur për t'u ndjekur.
Pak ditë më parë, Ministria e Financave ka shpallur fituesin paraprak të Lotarisë Kombëtare në Shqipëri, që është kompania austriake "Austria Lotteries". Por opozita ka deklaruar shpesh herë se nuk do ta njohë këtë rezultat, duke akuzuar mazhorancën se ka shitur shumë lirë Lotarinë Kombëtare në kurriz të shqiptarëve, me qëllim për të mbushur xhepat e saj.
Lideri i PS-së, Rama ka shkuar edhe më tej, duke i shkruar një letër kancelarit austriak Werner Fyman, ku ftonte kompaninë me seli në Vjenë që të tërhiqej nga gara në Shqipëri, të cilën ai e cilësoi si jo transparente.
Në letrën drejtuar kancelarit austriak, Rama pohonte se "procesi për dhënien e Lotarisë Kombëtare është i manipuluar dhe shkon kundër interesit publik" shqiptar.
(im/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
'Hajde, hajde se flasim!', Nallbati shan me 'libër shtëpie' efektivin tek sheshi Uilson (VIDEO)
26 Nëntor, 19:59
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet dhe pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
Bardhi flet për ecurinë e protestës: Nuk e dimë çfarë do bëjmë pas protestës së sotme! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi
26 Nëntor, 19:35
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim
26 Nëntor, 19:29
-
Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat
26 Nëntor, 19:28
-
Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë
26 Nëntor, 19:26
-
Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd
26 Nëntor, 19:26
-
Armëpushimi në Liban/ Netanyahu: Hezbollah s'është më i njëjti, i vendosur për fitore
26 Nëntor, 19:24