Rama do mbledhë qeverinë e re
për herë të parë në Vlorë

Rama do mbledhë qeverinë e re<br />për herë të parë në Vlorë
TIRANE - Mbledhja e parë e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri i ri Edi Rama pritet të zhvillohet në qytetin e Vlorës në 21 gusht. Me një simbolikë të veçantë dhe përshtatje dhe me slloganin e të majtës së bashkuar për një “Rilindje Shqiptare”, me të cilin hyri në zgjedhje, duke i fituar me një rezultat shumë të thellë përballë një të djathte tepër të konsumuar e të drejtuar nga kryeministri në ikje Berisha, pritet që ministrat e kabinetit të ri qeveritar të mblidhen në mbledhjen e parë pikërisht aty ku mbi 100 vite më parë, Ismail Qemali mblodhi qeverinë e parë të shtetit të parë shqiptar.

Burimet saktësojnë se ende nuk është përcaktuar qartë se në cilën godinë në qytetin e Vlorës do të mblidhet qeveria e re e kryesuar nga Rama, duke qënë se salla ku ka zhvilluar mbledhjen e parë Ismail Qemali që ndodhet në Muzeun e Pavarësisë nuk ka kapacitetin për të mbledhur tërë kabinetin e ri qeveritar. Por nga ana tjetër mësohet se mund të zhvillohet në një ambient tjetër mbledhja e qeverisë dhe të merren dhe vendimet e para, pavarësisht se në mënyrë simbolike starti i mbledhjes së parë të qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri Edi Rama mund të nisë pikërisht në sallën e mbledhjes së qeverisë së parë të shtetit shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali.

Nga ana tjetër mësohet se pikërisht në këtë mbledhje do të nisin dhe vendimet e para dhe që kanë të bëjë pikërisht me faktin se në sallë s’do jetë fotografia e kreut të shtetit Bujar Nishani, por ajo e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali. Mësohet se Rama ka vendosur të bëjë realitet premtimin e tij elektoral, duke ndjekur në këtë mënyrë dhe përvojën e vendeve më të zhvilluara por dhe fqinje, të cilët në zyrat e shtetit mbajnë jo foton e Presidentit apo kryetarit të shtetit të radhës, por të themeluesit të shtetit, siç është rasti i SHBA që mbajnë foton e ‘babait’ të Kushtetutës amerikane Xhorxh Uashington, rasti i Turqisë që mban në zyrat e shtetit foton e themeluesit të Turqisë së re, Mustafa Qemal Ataturku, i mbiquajturi “babai” i Turqisë dhe aspak foton e Presidentit të radhës Abdulla Gyl.

Në një emision televizv, ku ishte i ftuar para zgjedhjeve kryeministri i zgjedhur Edi Rama, pyetjes së gazetares se cili do të ishte vendimi i parë i qeverisë menjëherë sapo të vinte në pushtet, ai tha se “Do heqim foton e presidentit. U thashë “Vini Ismail Qemalin”. Ndërkohë që në këtë mbledhje të parë të qeverisë së re të kryesuar nga Rama pritet të merren vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me teritorin, me vendosjen e rendit dhe marrjen e masave për përballimin e situatës së fundvitit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë