Pavarësisht rritjes së çmimeve, drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e paraluftës. Duke marrë shkasë nga rritja e çmimeve që kanë pësuar drutë e zjarrit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalojnë rritjen e çmimit me VKM.

Nga një takim me fermerët në Dropull, kreu i qeverisë theksoi se VKM do të publikohet në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve. Rama tha se nuk e kupton përse është dyfishuar çmimi i druve sepse sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krizës.

“Vendim që s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Ca lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.

Edhe Report Tv e ka trajtuar rritjen e çmimit të druve këtë vit. Në Shkodër dhe në Korçë çmimi i druve është dyfishuar. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
‘Kush e bëri qumështin, mushka?’ Rama: Ne prodhojmë 97% të produkteve, këta thonë kanë ngordhur lopët e janë ‘arratisur’ dhitë

 

Rreth 97% të produkteve të qumështit, kryeministri Edi Rama thotë se mbulohen nga prodhimi vendas. Nga takimi me fermerët në Dropull, Rama me ironi tha ‘kush e bën qumështin mushka?', duke ironizuar deklaratat që kanë qarkulluar pak kohë më parë se është ulur numri i lopëve.

“Prodhojmë 95-97 të produkteve të qumështit. Si mund ti mbulojë vendi, nëse siç thuhet në TV kanë ngordhur lopët, arrtisur gjitha dhitë, kush i bën me qumësht, Mushka. Apo i bëjnë analistë që dalin atje e skërmietn në mënyrën më të shëmtuar duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezuar gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë e djegë gjithë dynajnë. Është rritur ndërveprimi me qeverinë i gjithë sektorit”, u shpreh Rama.

Ora 17:19
‘Mezi po pres Akademinë e Barinjve’, Rama i ashpër me analistët: T’i fusim edhe ata, zvarranikë të ekraneve të natës

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot analistët që kanë tallur ngritjen e Akademisë së Barinjve që pati paralajmëruar ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Rama tha se mezi pret që Krfica të ngrejë akademinë e barinjve që të fusin aty analistët e të mësojnë se nuk barinjtë nuk janë për tu përqeshur.

“Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve të ftojmë analistë, cobenj pa dhëmbë e tru të vijën ti në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stani e të kuptojnë që cobenjt s’janë për tu marrë në gojë e për t’u përqeshur se jetojnë në lartësi të mëdha jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.