VLORË - Teksa ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Vlorës, kryeministri Edi Rama është shprehur se janë dy projekte të mëdha të cilat do të nisin shumë shpejt në këtë qytet. Projektet tha Rama nuk mund të jenë të konceptueshme pa një aeroport duke shtuar se do punohet për ndërtimin e 3 aeroporteve: të Vlorës, Sarandës dhe të Kuksit.
“Do i hapim rrugë 2 projekteve të mëdha: Njëri me një grup investitorësh nga Turqia dhe një tjetër nga një grup investitorësh nga Emiratet e Bashkauara. Nuk dua të flas sepse këta direkt do fillojmë dhe do thonë ku i keni. Këta janë dy projekte të orientuara nga turizmi dhe sporti dhe nuk mund të jenë të konceptueshme pa një aeroport. Ndaj ne do punojmë për ndërtimin e 3 aeroporteve: Të Vlorës, të Sarandës dhe të Kuksit”, tha Rama.
Më tej ai ka theksuar edhe një herë se duhen vlerësuar gratë dhe vajzat të angazhuara në politikë.
“Burrat e kanë më kollaj të jenë të përfshirë në forume kurse gratë dhe vajzat janë lënë gjithmonë në cep ose janë afruar kur ka qenë fjala thjesht për të mbuluar praninë e stërmadhe të burrave. Për këtë arsye këto zgjedhje kanë një rëndësi shumë të veçantë. Ka realitete të Shqipërisë ku gratë dhe vajzat janë të penguara për të dalë nga shtëpia. Realitete që na mësojnë një gjë të thjeshtë që ne duhet ta përdorim politiken për të kapërcyer edhe kohën. Vendosja e kuotës 50% për gratë dhe vajzat është një nga gjerat më të mira që PS ka bërë këtë çerek shekulli. PS dhe LSI kanë realizuar një premtim programor.Burrat duhet të kuptojnë se pa gratë nuk kanë ku shkojnë. Unë e kam kuptuar dhe besoj se Dritani (Leli) e ka kuptuar. Në Bashkimin Europian janë rreth 3040 % e grave dhe vajzave që marrin pjesë në Këshillat, ndërsa ne e kemi 50 %. Ne kemi parë gjithë këto vite ndryshime pozitive, por edhe negativ” u shpreh Rama. Më tej Rama theksoi se edhe vet e ka kuptuar që pa gruan nuk ka ku shkon. “Duke e pasur bindjen dhe nga eksperienca ime që sa herë pyes gruan asnjëherë nuk gaboj i falënderoj dhe njëherë të gjitha gratë dhe vajzat dhe i shpreh bindjen se me doktori do kenë një marrëdhënie të shkëlqyer.” u shpreh Kryeministri. Kryeministri u përgjigj edhe për akuzat e Partisë Demokratike për Lungmaren. “S’durojnë dot për Lungomaren. Na dolën edhe gjarpërinj në rërë. E kuptoni apo jo, që nëse ka një gjë që nuk ekziston në rërë është gjarpri. Po kush është budalla, e ha gjarprin komplet. Lungomarja ka pasur tre projekte brenda projektit. Dy të financuara nga qeveria shqiptare dhe një nga Bashkimi Evropian”,tha Rama.
Në këtë takim Rama nuk la pa përmendur edhe Lungomaren, duke theksuar se Lungomare ka pasur 3 projekte brenda projektit.
“S’durojnë dot për Lungomaren. Na dolën edhe gjarpërinj në rërë. E kuptoni apo jo, që nëse ka një gjë që nuk ekziston në rërë është gjarpri. Po kush është budalla, e ha gjarprin komplet. Lungomarja ka pasur tre projekte brenda projektit. Dy të financuara nga qeveria shqiptare dhe një nga Bashkimi Evropian. Na u desh të shpronësonim gjysmën e Lungomares se ishin ndërtime në mes të rrugës që ishin legalizuar në gusht. 75% e legalizimeve janë kështu”, - tha ai.
Kryeministri Rama e ka cilësuar absurde fushatën e opozitës dhe të gjitha akuzat që ajo bën ndaj qeverisë. Ai ka thënë se policia që la qeveria e kaluar ishin më “injorantët” në Europë që kishin mbaruar shkollat e natës.
“Thonë do grisim hartën e re. Po si do e grisin ne e miratuam me 80 vota ata 30 nuk i bëjnë dot. Atyre po u shterojnë votat. Kanë dalë me grep në dorë dhe duan të peshkojnë budallenj. se panë shqiptarët politikën e tyre 8 vjet dhe skan ndryshuar politikë, janë bishti i asaj politike, bishti i fundit i kavallit drejton PD. Iku dimri erdhi vera atyre ju pakësohen votat. Po bëjnë fushatë absurde a thua se SHQUPi do vijë në qeveri. SHQUPi flet për gjëra që nuk kanë lidhje fare. Thotë që do çojnë taksat më të ulëtat në Ballkan. Si do i çojnë? Bëjnë premtime për të peshkuar budallenj se duhet të jesh budalla që të besosh se në 21 qershor u dhe votën atyre dhe gjithë rrota do kthehet mbrapsht. Ata e lanë shqipërinë me 1 milion të papunë e na flasin ne për punësimin. Lanë një shtet ku policët më shumë shtynin makinën se sa i shtynte makina ata. Ndërkohë që ne i kemi kthyer shqipërisë dinjitetin në rajon, europ dhe për vete. I kemi kthyer policisë dinjitetin. Ka akoma punë sepse trashëguam policinë më injorante në Europë. Policë me të mesmen, dhe atë e kishin mbaruar në shkolla nate. Jemi në drejtimin e duhur ? po . ndaj jepni votën në 21 qershorë.
Në 20 vite Vlora nuk ka pasur asnjë investim. Me Dritan Lelin do fillojmë të meremi me vlorën brenda. Turp i madh kur kalon në rrugët e Vlorës, sikur je në Afganistan. Të jesh nga Vlora dhe të jesh me SHQUP-in , fund i botë.”, - tha Rama.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO