TIRANË- Shqipëria nuk kërcënohet ushtarakisht nga lufta në Ukrainë, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten psikologjikisht për skenarët më të këqinj të mundshëm të pasojave ekonomike, përfshirë këtu edhe shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës. Kreu i qeverisë theksoi se ajo se çfarë po në ndodh në Ukrainë nuk është një film, prandaj duhet marrë seriozisht, e pikërisht për të përballuar të gjitha pasojat që do të sjellë lufta, ai njoftoi se do të krijohet një komitet ndërministror me qëllim që efektet të jenë sa më të pakëta.

Për të vënë në dukje rreziqet që sjell kjo luftë, Rama e krahasoi me pandeminë e COVID-19, ku nuk dihej se kur do t'i vinte fundi dhe tha se duhet të jemi gati për skenare të ndryshme. 

"Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", u shpreh kreu i qeverisë.

Ajo që është më shqetësuese, theksoi ministrja e energjisë Belinda Ballkuku, është mungesa e energjisë elektrike në treg. Ministrja nuk foli për një rritje të çmimit të energjisë të paktën për momentin, por për një plan kursimi. Ajo ka njoftuar se qeveria ka gati një plan masash për të kursyer që do të nisë fillimisht nga administrata dhe më pas do të shtrihet edhe të qytetarët. Në këtë plan parashikohet mes të tjerave, fikja e dritave të godinave shtetërore, e pajisjeve të punës pasi të kalojë orari zyrtar, apo edhe për qytetarët.

"Nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme", tha Balluku.

Rama tha se qëllimi dhe detyra e qeverisë është të mbrojë Shqipërinë që përshkallëzimi ushtarak të mos mbërrijë në kufijtë tanë. Ai riktheksoi se mbajtja e çmimit të aktual të energjisë po mbahet me “dhëmbë” dhe shtoi se në kushtet aktuale nuk ka asnjë mundësi për të hequr taksa. Megjithatë, bëri me dije se pavarësisht kësaj krize, investimet e planifikuara apo rritja e pagës minimale nuk do të preken.

Një koment ka pasur edhe për fitoren në 5 Bashki, ku tha se "fitoi sepse nuk kishte kush te fitonte tjetër".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:37
E pyesin për Bashën, Rama: Nuk e kam pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet! Fituam se s’ka kush fiton tjetër

Kryeministri Edi Rama refuzoi që të fliste ditën e sotme për politikë, teksa u pyet nga gazetarët për Lulzim Bashën dhe zgjedhjet e 6 Marsit, ku PD i humbi të gjitha bashkitë.

‘Këto tema janë një luks i jashtëzakonshëm, është koha që të shihemi shumë më në sy me njëri tjetrin, dhe të kursejmë llafet, pasi larg qoftë gjërat shkojnë të paguhen dhe me jetë, siç po ndodh në Ukrainë.  Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, konsumatorin nga kjo flamë kaq e madhe. Ja e fituam Durrësin, Vorën, çfarë lidhje ka kjo me situatën që po kalojmë. Nuk mbaj mend kurrë që të mos e kemi pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet. Realisht, fituam, fituam, se s’ka kush fiton tjetër' - tha Rama.

Ora 10:29
Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Kursimi i energjisë i domosdoshëm, është luftë

Kryeministri Edi Rama tha se një plan kursimi për energjinë do të jetë i domosdoshëm, pasi jemi në luftë. Ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë.

"Kemi zgjedhur në 1990 të jemi vend që është ekonomi e lirë e tregut. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do ishin dakord të ndërhynim me diçka që është artificiale, ato i kanë veç ato taksa. I kanë por i kanë veç, nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturën e familjarëve. Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familje në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë. Sot qeveria e blen 61 lekë, këto paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë vjen 9,5 lekë. Është e drejtë që të ndërhymë sot te çmimi energjisë dhe të godasim pa përjashtim të gjithë për të ulur çmimin e naftës, që kjo nuk besoj se ndodh. Unë nuk mendoj që kjo është e drejtë. Kjo qeveri po rri në vend dhe nuk po lëviz për të rritur çmimin e energjisë. Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Qeveria rus dje kërcënoi se Europa duhet të përgatiti për 300 dollarë fuçia e naftës, është më shumë se dyfishi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me atë që ishim. Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë.", u shpreh Rama.

Ora 10:21
Balluku: Nuk do të ketë kufizim, deri sa të ketë energji elektrike në treg! Ecni më këmbë që të kursejmë naftën, mos shkoni me makinë për të blerë bukë

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Por nëse në treg nuk do të plotësohen kërkesat për energji, do të ketë kufizim të energjisë, ndërsa shtoi se qeveria ka një plan për kursimin.

‘Nuk njoftova se nuk do të ketë kufizime! Çmimi është një hall shumë i madh, po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare nuk po e ndjen konsumatori. Duhet të konsumojnë më pak naftë, jo të përdorim makinën për të blerë bukë. Nuk do të ketë kufizime përderisa kohë do të garantojmë energjinë. Nuk do të ketë kufizime, deri në ditët kur nuk do të plotësojmë kërkesën nga tregu.’- tha Balluku.

Ora 10:19
Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk ndalim investimet dhe rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama tha se investimet e parashikuara dhe rritje e rrogave nuk do të ndalet pavarësisht luftës dhe pasojave të saj, të paktën deri në këto momente.

"Për momentin natyrisht që ne nuk kemi asnjë tundim, ide që të reduktojmë rro minimale apo të ndalim investimet e parashikuara. Paga minimale do të rritet, do të zerohet taksa mbi rrogën deri në 40 mijë lekë, do të përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë. Do të zerohet taksa për bizneset deri në 100 milionë lekë dhe rritja e pagave për mësuesit.
Dua ta them se kemi zgjedhur t'i përkasim një fronti shtetesh, popujsh ku jeta i sjell që në ditët e këqija ne duhet të bëjmë sakrifica. nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral dhe me të drejtë jemi pozicionuar pa diskutim aty ku duhet për interesant tona strategjike si komb, si shtet dhe kjo vjen me kosto. Ne jemi pjesë e një fronti lufte, jo me armë, por me të gjitha pasoja që sjell. Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtje e pastër, për të mos lejuar që ajo që ndodh atje të vijë dhe këtu dhe të infektojë të gjithë botën tonë. Kjo është një luftë që nuk mund t'ia lëmë tv.", tha ai. 

Ora 09:59
'S'ka energji në treg', Balluku: Qeveria paketë masash për qytetarët si të kursejnë nga përdorimi i kondicionerit te fikja e dritave në godinat e administratës

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar disa pika të palnit të masave që do të zbatojë qeveria shqiptare për kursimin e energjisë elektrike. Ajo vuri theksin se sot nuk është një problem vetëm çmimi, por mungesa e sasisë, prandaj tha se ky plan do të nisë zbatimin në administratë dhe më pas edhe te qytetarët.

"Çmimi është një faktor që në Shqipëri, sa i përket energjisë është barrë e shtetit, por shqetësimi i neve nuk është vetëm çmimi, shqetësim është mungesa e produktit në treg, sot në energji nuk është sfidë vetëm çmimi, por po përballem me mungesën e kapaciteteve prodhuese dhe nëse hasim cdo ditë është se nuk përmbushim sasitë e kërkuara, sasitë që sot prodhohen është se nuk ka sasi në treg dhe do të sjellë kufizime dhe kjo duhet pasur e qartë, po punojmë për të optimizuar kaskadën dhe për të mos ta futur vendin në vend kufizimesh, por vendet e tjera e kanë nisur, e kanë nisur nga administrata godinat që ndriçohen nga jashtë apo brenda, nga ndërprerja e pajisjeve pas përfundimit zyrtar apo edhe masa të tjera që do i ndajmë se do ketë edhe paketë masash për kursim të qytetarëve si të përdoret kondicioneri, si të ndizen dritat një orë më vonë, se si industria nuk duhet të përdor sasitë që nuk janë të nevojshme", tha Balluku.

Ora 09:47
Balluku flet me shifra për rritjen e çmimit të energjisë: Po blejmë në treg me 500 euro megavat, nga 52 euro që merrej një vit më parë! Do të mbrojmë konsumatorët

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë në treg. Ministrja Balluku duke ju referuar tre muajve të parë të vitit, tha se sot po e blejnë MWh, deri në 500 euro. Çmimi sipas Ballukut, rrezikon që të shkojë deri në 1000 euro MWh, nga 51 euro që paguhej një vit më parë. Balluku tha se qeveria do të vazhdojë që të mbrojë klientin familjar, ku shtoi se pavarësisht se kostoja është rritur 10 herë e energjisë, konsumatori vijon që ta marrë me të njëjtin çmim.

‘Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve të energjisë në bursë. Flitet për çmime që mund të shkojë deri në 1000 euro për MWh, ndërsa një vit më parë çmimi fillonte nga 52 euro për MWh. Sot po blejmë në tregun ndërkombëtar me 500 euro megavatin. Në shkurt mesatarisht është blerë megavatori me 250 euro. Në total deri në muajin e katërt të këtij viti, subvencionet për energjinë nga qeveria shqiptare do të arrijnë 320 mln euro. Vazhdojmë të mbrojmë klientin familjar, abonentin familjar dhe fashën e bizneseve të vogla. Çmimi i kostos së konsumatorit është 10 fishuar, ndërkohë që abonentëve u jepet me çmime të mëparshme. Çmimi do të vazhdojë që të ruhet i njëjtë pavarësisht rritje së kostos. Energjia zë pjesën më të madhe të subvencionit nga qeveria.’- tha Balluku.

Ora 09:31
Rama: Kaluam tërmetin dhe pandeminë e COVID-19, sfida e luftës më e vështira, por do ia dalim

Kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë vitet e fundit është përballur me pasojat e tërmetit fatal, pandeminë e COVID-19 dhe tani luftën, të cilën e cilësoi si sfidën më të vështirë.  Ai tha se pavarëissht se 13 ditët e fundit "na është kthye bota përmbys" Shqipëria do ia dali, pasi qeveria do të bëjë maksimumin për të mbrojtur njerëzit e vendit.

"Është jashtëzakonisht e komplikuar . Kemi qëllim të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë. Duam të mbrojmë Shqipërinë nga agresioni dhe përshkallëzimi ushtarak të agresionit. Qilimi është të mbrohemi tani! Të bëjmë çmos për të mbrojtur njerëzit tanë. Nuk është një film si ajo që shohim nëpër ekrane. Është luftë reale, si në Luftën e parë botërore, si në vitin famëkeq të përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda misionin e vështirë ushtarak, të paneglizhueshëm. Kjo është pamje e u përgjithshme, nuk iu thash asgjë të re. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto 13 ditë dhe është kthyer përmbysë, jemi në kushte lufte. Nuk po zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona janë të sigurta, por impakti është qartësisht i prekshëm në ekonominë e vendit. Detyrimi unë të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, as ën mundësitë tonë ta shmangim, duhet ta përballim. Siç ia dolëm në dy përballjen e tjera, do t'ia dalim sërish. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, as COVID-19, kjo që ka ardhur është më e keqja.", tha kryeministri.

Ora 09:22
Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës!

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten për çdo skenar, përfshirë këtu edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë

"Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria, nuk është qeveria që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit, është tregu dhe tregu është i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave, e jo më ndaj një lufte, Europa. Duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se çfarë do të ndodh, jemi në të njëjtat kushte me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet në dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. Duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për shkurtime dramatike të furnizimeve me energji ose naftë, ky është skenari më dramatik", tha Rama.

Ora 09:19
Rama: Rritja e çmimit të naftës ndikohet nga tregu dhe jo nga qeveria, është i njëjtë me vendet e tjera

Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Kreu i qeverisë tha se nuk rrezikohemi nga një agresion ushtarak, ndërsa përsëriti se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë.

‘Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus. Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë. Është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit kemi kontribute që në vende të tjera paguhen veças. Shumatorja e shpenzimeve e atyre që konsumojnë naftë është njësoj, mjafton të bëhet përllogaritja e taksave që paguhet jashtë çmimit të naftës. E një ndryshim në favor të atyrë që konsumojnë më pak pagujnë me pak. Çmimi naftës nuk varet nga qeveria.’- tha Rama.

Ora 09:18
Rritja e çmimeve, Rama: Do të krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës

Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

‘Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi thellimit të krizës energjiitike vjen duke u rritur çdo ditë. Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitik e Rusisë në ato moment e për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokabrure ishte preludi i një agresioni të armatosur.’- tha Rama.