TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një intervistë për Top Channel se mazhoranca dhe qeveria që ai drejton nuk do të tërhiqen nga nevoja për të bërë shtet me çdo kosto dhe se do të vazhdojë në rrugën e reformave të mëdha.
"Ne jemi zgjedhur për të marrë masa drastike dhe jo për të vijuar havazin e vjetër. Ne do ta shërojmë Shqipërinë nga kanceri që ka në sistem dhe reformat tona janë reforma që ndryshojnë sistemin. Kanceri nuk luftohet me aspirina, me kozmetikë, por me kimioterapi, me rreze dhe operacione të dhimbshme, por që janë e vetmja mënyrë për t'i shpëtuar lëngimit dhe agonisë së një shoqërie dhe ekonomie siç e gjetëm ne", u shpreh kryeministri në intervistën e tij.
Ai siguroi se nuk do të tërhiqet nga asgjë, por do të vijojë më tej "me masa drastike për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria e pisllëkut, e rrumpallës dhe e një pabarazie të madhe".
I pyetur nëse është i gatshëm të negociojë me opozitën për kërkesat e saj me karakter kryesisht ekonomik, Rama u përgjigj se "në çdo moment opozita është e mirëseardhur të vijë në Parlament dhe ne do të diskutojmë me të, por ne nuk do lëmë punën dhe të shkojmë ta gjejmë opozitën aty ku ajo ka vendosur të mblidhet për të diskutuar amendamentet e saj, që janë produkt i të njëjtit vizion dhe i së njëjtës filozofi për shtetin që e shkatërroi Shqipërinë".
I pyetur nëse është i shqetësuar për mundësinë e marrjes së një kostoje politike nga reformat e ndërmarra, duke nisur që me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Rama u përgjigj se maxhoranca është e gatshme të marrë përsipër të gjitha kostot. "Edhe nëse do të marrim një mandat tjetër atë do ta kemi bazuar në sa reforma bëmë dhe se sa e vumë në vijë shtetin shqiptar", u shpreh kryeministri.
"Shqipëria u katandis aty ku u katandis, sepse për vite të tëra e qeveris me filozofinë 'unë të mbaj pushtetin dhe pas meje të bëhet qameti'. U qeveris me filozofinë që të mos u presim dritat qytetarëve sepse na mërziten dhe s'na japin votat; të mos u prishim ndërtimet pa leje sepse mërziten dhe nuk na japin votat; të mos bëjmë shtetin sepse na duhet pushteti. Për çfarë na duhet ky pushtet? Unë nuk kam kërkuar votat për t'u plakur në krye të qeverisë. Unë kam kërkuar votat bashkë me Ilir Metën dhe koalicionin tonë për të bërë ato gjëra që kemi marrë përsipër. Ato gjëra që kemi marrë përsipër janë shumë të bukura për t'u dëgjuar, por kërkojnë mund, sakrifica dhe kanë dhimbjet e tyre për t'u realizuar. Nuk ka lindje që nuk ka dhimbjet e veta dhe nuk ka rilindje pa kostot e veta", tha kryeministri Rama në intervistën e tij dhënë për Top Channel./ATSH/
/Shqiptarja.com