Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleks industrial, e cila sot numëron rreth 2000 punonjës nga 300 që kishte në krijimin e saj dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve deri në 3000 të punësuar.
Në bisedën me punonjësit, Kryeministri Rama u ndal veçanërisht tek politika e qeverisë për rritjen e pagës minimale, duke theksuar se kjo do të vijojë si një prioritet i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Jemi besimplotë që kompania do ta realizojë objektivin për 3 mijë punonjës. Do të vijojmë të rrisim pagën minimale dhe do të mbështesim këtë proces rritje me faza tranzitore lehtësuese për punëdhënësit që të adaptohen me rritjen e re. 9 mujori parë as rritjes së pagës ka sigurime shoqërore e shëndetësore të mbuluara nga shteti dhe jo punëdhënësi. Nëpër telefona e televizorë dëgjon sajesa e akuza që shqetësojnë elitën e bulevardit të Tiranës por zor se merr vesh e dëgjon se ekzistonka në Fier një kompani me 2 mijë punonjës që është pjesë rrjetit të prodhimit të automjeteve kia dhe honday. S’ke nga e merr vesh ashtu si s’ke nga e merr vesh shumë gjëra të tjera. Ky është realiteti i përditshëm që bën që Shqipëria të jetë sot në një pozitë tjetër ekonomike. Që bën që të ketë 27 miliardë prodhim të përgjithshëm dhe të synojë të shkojë në 35 miliardë në këtë dekadë. Mos të ketë 300-400 mln euro investimeve të huaja siç kishte kur ne e kemi marrë këtë tatëpjetë por të arrijë në 1.6 miliadrë, shifër domethënëse e vitit të shkuar. Kjo bën që pagat të rriten dhe në sektorin publik e privat, që të ardhurat në buxhet të rriten dhe që të rritet dhe vetëdija se njerëzit e punës duhen respektuar dhe duke u njohur vjetërsinë në punë. Tani është kthyer në ligj dhe për sektorin publik. Dinim por s’kishim mundësi ta respektonim”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me fermerët: Bankat deri në 2 mln euro mbështetje, shteti garant! Naftën pa taksa nuk e ka as BE











