Rama: Do thellojmë marrëdhëniet strategjike! Jemi baza politike e SHBA-ve, gjëja që Enveri luftoi 50 vite që mos ndodhte

 

Kryeminsitri Edi Rama në fjalën e  tij u shpreh se është nder e privilegj që dy vendi ynë dhe SHBA ka një një marrëveshje strategjike, gjë që është propozuar nga Uashingtoni të thellohet. Rama u shpreh se fakti që Shqipëria është baza politike e SHBA është fiks gjëja që Enver Hoxha iu shmang 50 vite.

'Në fund dua të them se është vërtetë nder dhe privilegj që ne kemi arritur të nënshkruajmë një marrëveshje partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që së fundmi pak ditë më parë kemi marrë nga Washingtoni propozimin për ta thelluar dokumentin e partneritetit strategjik. Është diçka jashtëzakonisht domethënëse që flet për një angazhim strategjik dhe thelbësor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, por jo vetëm me Shqipërinë, përmes Shqipërisë edhe me rajonin. Shqipëria është baza politike e Shteteve të Bashkuara në këtë rajon, është epiqendra e veprimtarisë së Shteteve të Bashkuara në të gjitha planet. Është fiks gjëja që Enver Hoxha luftoi 50 vjet që mos të ndodhte. Dhe shkoi e ndodhi komplet në ekstremin tjetër të asaj që ai u përpoq të pengonte. Dhe ne jemi jashtëzakonisht të privilegjuar dhe unë jam shumë besimplotë që falë kësaj marrëdhënieje ne do ta ndryshojmë rajonin. Do ta ndryshojmë rajonin një herë e përgjithmonë. Natyrisht që, do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin, edhe Kosovën nga çartja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me Ballkanin e Hapur që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, është e vërtetë, të mos jetë më kurrë kërcenim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijesh dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet. Nuk po hyj më thellë në aspektet më konkrete të këtyre marrëdhënieje, të cilat i takojnë bashkëpunimit qoftë në fushën ushtarake, qoftë në fushën ekonomike, aq më tepër që pas meje do flasë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura deri pak ditë më parë dhe fatmirësisht presidenti i ri i Republikës! Faleminderit!’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

100-vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, uron Biden: Krah jush në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë! Rama: Vendi ynë baza politike e Amerikës në Rajon


G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha