Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar çelësat e 206 banesave në Kavajë 153 familjeve të prekua nga tërmeti fatal i 26 nëntorit 2019.

Rama tha se sfidat me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, duke filluar që nga tërmeti, më pas pandemia dhe tani lufta e kriza energjetike, kanë qenë shumë të vështira, por janë kapërceyer dhe qeveria ka vepruar në kohë rekord për të mbrojtur qytetarë e vendit.

Ai sqaroi se shtëpitë, përveç 500 apartamenteve në Laç janë rindërtuar 100% nga buxheti i shtetit.

“E vërteta është se të gjitha këto shtëpitë dhe të gjitha të tjerat që keni parë deri më sot me përjashtim të 500 apartamenteve në Laç janë ndërtua 100% nga buxheti i shtetit shqiptar. Është e vërtet që kemi marrë mbështetje në konferencën e donatorëve, pro është po aq e vërtet që ato fonde nuk vijnë tek ne, por përdoren prej tyre. Donatori më i madh ishte BE, i cili po vazhdon fazën e dytë të rindërtimit të shkollave, ndërkohë që fazën e parë e kemi kryer ne.  E kemi bërë gjithçka në kohë rekord dhe jam shumë krenar për këtë. Mos harroni që kemi pasur në mes edhe pandeminë. Sot kemi edhe krizën e madhe energjetike, shoqëruar me një luftë në Europë. Askush se priste që Europa do të bëhej e ngjashme me skenat e viteve ’30. Çmimet këtu vijë si pasojë e luftës, por jam i bindur që do ta kapërcejmë duke luftuar me faktet reale.

Do të mbështesin çdo familje, që mos të lejojmë që fatura e energjisë mos të godasë ekonominë tuaj. E kishim krizën energjetike, filloi dhe lufta e dy vendeve që janë nga burimet kryesore për shumë burime, ashtu edhe për naftën, gazin. Normalisht shkëputja e zinxhirit të furnizimit sjell shumë probleme.”

Gjatë fjalës së tij nuk mund të mungonin as batutat me “bravat”.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme çdo vizitë në këto zona, lagje dhe vendbanime të reja të rindërtimit. Pas kaq shumë pune të madhe me jo pak vështirësi. Dhënien e çelësave për gjithë këto familje, për gjyshër, prindër dhe fëmijë. Me të drejt shumë prej jush kanë qenë dyshues, mbase dhe tani ka ndonjë që akoma nuk e beson, por askush nuk duhet ta ketë merak se bravat janë të sigurta dhe të lira. Bëni kujdes se i ‘ua bllokojnë prapë, se jeni nga Kavaja dhe ngatërroheni me ato dy gishtat. Ky është një program që i ka shërbyer të gjithëve pa dallim, pa parë majtas apo djathtas, vetëm drejtë! I kemi bashkuar të gjithë në komunitete të reja.”, tha ai.

Rama duke iu drejtuar kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha se ka akoma punë për të bërë në mënyrë që ambientet të jenë një hapësirë për të gjitha moshat.

“Ka akoma punë për të bërë kryetari i bashkisë. Pjesa tjetër me vjetërsira nuk mund të rri më kështu, aty mbara mund të krijoi terrene sportive. Mund të një mjedis shumë miqësor për fëmijët, më afrues për më të moshuarit në mënyrë që jeta e këtij komuniteti të jetë komunitare dhe jo secili në banesën e tij. Tërmeti ra për pak sekonda dhe ishin mjera ata që u goditën. Ju e mbani mend ndjenjën e ankthit dhe çfarë pamundësie për shpesë kishit, kur gjithçka u duk sikur mori fund.

Këto banesa janë reale, njerëzit që po hynë janë real, shtëpitë janë tuajat, pronë e juaja dhe janë falas. Ju nuk keni asnjë detyrim financiar për të shlyer, sepse gjithçka është e paguar që ju vetëm të keni mundësinë ta gëzoni me njerëzit e familjes suaj. Vë re që sa herë që ne ndodhemi në të tilla momente, që janë më të bukurat të jetës time politike, sidomos në këtë përudhë. Janë momente kur njeriu ndjen që politika ia vlen, dhe pa politikën nuk mund të bëhen gjerat që ia vlejnë.”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme, çelësat e 226 apartamenteve iu dorëzuan familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Manëz të Durrësit.