Rama: Drejtorët e Arsimit nuk do
emërojnë mësues, e bën portali

Rama: Drejtorët e Arsimit nuk do<br />emërojnë mësues, e bën portali<br /><br>
Kryeministri Rama në dëgjesën me prindërit në Vlorë foli për mësuesit duke thën ëse ka ikur koha kur ata hiqeshin me urdhër ministrie, ndërsa shtoi se tashmë emërimi i tyre nuk do të bëhet më nga drejtorët e zyrave arsimore, por nga portali “ Mësues për Shqipërinë”. 

Ka mbaruar koha kur mësuesit hiqeshin nga puna se i tekej drejtorit të drejtorisë arsimore, apo me urdhër ministrie, por nuk ka mbaruar koha abuzimeve e kontratave për angazhimin e përkohshëm të mësuesve.

Së pari portali “Mësues për Shqipërinë” nuk do jetë angazhim qeveritarë por ligjorë. Do largojmë drejtorët e drejtorive të zyrave arsimore për të pasur kontakt me emërimet  e mësuesve do ta bëjë portali”, thotë Rama.

Rama: Do të largohen drejtorët më problematikë
Rama deklaroi më tej se progresi në sistemin arsimor nuk është mjaftueshëm. Ai foli për drejtorët nëpër shkolla ku deklaroi se në testimi të cilit ata janë nënshtruar kanë dalë më dobët se mësuesit dhe për këtë do të largohen 300 prej tyre.

Ka ndodhur që është bërë baltë me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave. Do t’i vihet fre kësaj në të gjitha ato rastet kur konstatohet nivel shqetësues injorance i drejtuesve të shkollave. Drejtorë shkollash që janë nën nivelin e mësuesve nuk mund të pranohen, e për këtë arsye, 300 mësuesit më të mirë të dalë nga testimi kombëtar, do të ftohen të drejtojnë shkollat në vend të 300 drejtorëve më problematikë të sistemit arsimor”, u shpreh ai.


Redaksia Online
J.S Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)