Kryeministri Rama apeloi sot për një punë më të madhe për një fjalor të plotë të gjuhës shqipe. Ai tha se shqipja nuk e ka një fjalor të tillë.
“Albanologu i famshëm Robert Elsie thoshte “Mua më vjen shumë keq që kur lexoj në shqip dhe nuk e kuptoj një fjalë, nuk e gjej dot në një fjalor”. Fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë. Unë shpresoj që ne do t’ia dalim të kemi një fjalor të ri. Edhe një histori të shqiptarëve, dhe pastaj edhe një enciklopedi që edhe për këtë ka filluar puna”, tha Rama.
Ai u shpreh se është i shqetësuar për shqipen e folur përditë, e cila përdoret më së shumti në rrjetet sociale.
"Fjalori i shqipes së folur përditë, “Klm, tdsh” e këto…fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e kongresit të drejtshkrimit sot është në pikëpyetje të madhe. Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishkrimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta fillonte punën me themel. Mos u shqetësoni ca do thonë antikomunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që lanë komunistët, unë Skënderit nuk i vë faj që ka qenë komunist por i lë faj se na la Saliun", tha Kryeministri.
Lajmi kryesor:
50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, konferencë në Tiranë! Rama: Unifikimi ishte proces mahnitës, gjuha e njësuar sot e rrezikuar
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31