Rama: Durrësi ‘lojtar shumë i mençur’ kur voton! Në 14 maj, kujtoni se përballë nesh janë ata të plehrave në Porto Romano

 

Duke folur për projektet e reja që do të zbatohen në bashkinë e Durrësit, Rama tha se ndërtimi i dy porteve, atij tregtar dhe atij turistik do t’i shërbejnë të gjithë rajonit të Ballkanit jo vetëm Shqipërisë.

Ndërsa përsëriti investimet në infrastrukturën sportive të qytetit të Durrësit, duke nënvizuar marrëveshjen me Manchester City-n për ndërtimin e një akademie futbolli në qytetin bregdetar, gjë që sipas Ramës do të sjellë  talente nga i gjithë Ballkanit.

“Dy portet e mëdha do ndërtohen këtu nuk do i shërbejnë Shqipërisë por gjithë rajonit. Pëfituesi më i madh ekonomikisht do jetë bashkia e Durrësit. Ani e përmendi në fjalën e saj dhe unë dua ta mbyll me këtë pjesë. Durrësi ka domosdoshmërinë që të bëhet një bashki model për të gjithë të tjerët sa i përket infrastrukturës sportive dhe aksesit të fëmijëve të periferive në sport.

Kemi ndërtuar qindra e qindra palestra të ndërtuara këtu.

Durrësin do ta bëjmë bashkinë që do ketë një program që e kemi dizenjuar të fushave sportive për numër fëmijësh të standarteve më të larta të Evropës. Qershia mbi tortë do jetë akademia dhe shkolla e futbollit e Manchester City këtu në Durrës, Ju e patë që disa filluan të përqeshin, ata janë ata të cilët i lanë mu në mes të trupit një kancer të tmerrshëm, atë zonën e tmerrshëm të dosave dhe plehrave në Porto Romano,. Kur të votoni në 14 maj mos harroni që përballë Anit dhe PS-së janë ata të atyre plehrave në Porto Romano, janë fiks ata. Janë njësoj si ajo vatër infeksioni në politikën shqiptare. Unë iu them atyre që nuk ka asnjë problem, sa herë kemi bërë dicka jemi baltosur por në fund puna ka folur vetë.

Nga Durrësi u bëj apelin e fundit të gjithë shqiptarëve. U them atyre që nuk e kanë ndarë akoma mendjen, shikoni Durrësin dhe bëni atë që bën Durrësi. Sepse Durrësi nuk ka qenë kurrë një aktor i flaktë por ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i mençur. Durrësi nuk është sulmues, as mbrojtës, por mesfushori më i mirë që ka skuadra shqiptare e 61 bashkive. Kur Durrësi e hedh topin për të bërë golin, nuk gabon asnjëherë. Prandaj hidheni votën tek PS dhe kandidatët tanë. Dua që imazhi i fundit i kësaj maratone të jetë ky shesh këtu, ngrini të gjithë flamujt”- u shpreh kryeministri.


Lajmi kryesor:

PS mbyll fushatën elektorale për 14 majin! Rama në Durrës: Ky qytet do jetë lokomotiva ekonomike e vendit! Diferenca e fitores do të jetë me mijëra


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët u vetmbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë vajzës së dytë

Nëna me 3 fëmijët u vetmbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë vajzës së dytë