Duket se dy liderët "sfidojnë" njëri-tjetrin edhe në vendosjen e automjeteve në oborr ndërsa e gjithë kureshtja e medias dhe publikut është te zgjidhja që do marrë ngërçi politik.
Kryeministri ka hyrë në këmbë në oborrin e Presidencës, ndërsa makina e tij u parkua më vonë.
Rama ishte i përpiktë duke mbërritur i pari në orën 10 në godinën e Presidencës i shoqëruar nga Gramoz Ruçi.
Bashke rrugës me ta ka qene dhe Sekretari Engjell Agaçi, por ky i fundit me pas u shkëput duke lënë dyshen te hyjnë në Presidencë.
Rreth orës 10:07 Kryeopozitari Lulzim Basha ka hyrë në Presidencë i shoqëruar nga Edi Paloka.
Në tryezë Rama ka në krah Ruçin kurse përballë tij qëndron Basha me Palokën. Në krye të tryezës qëndron Presidenti Nishani.
Ajo që bie në sy janë dosjet që palët kishin me vete ndërsa në tryezë për të shuar ‘ethet’ e takimit ka vetëm shishe ujë, që asnjë prej politikanëve nuk i ka kursyer por i kanë konsumuar që në nisje të takimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptrja.com