Mëngjesin e ditës së nesërme, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, pa leje, pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Ky aksion po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit.
Për këtë operacion është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse. ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi do të bllokohet përkohësisht në këtë aks si dhe energjia do ndërpritet për 15 minuta. Po ashtu janë marrë masat për prezencën e numrit të nevojshëm të mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit respektiv.
Në njoftim thuhet edhe se janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë, duke kërkuar bashkëpunimin dhe duke i informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmerren edhe nga ana e tyre për shmangien e dëmtimeve të mundshme.
Njoftimi i plotë i IKMT:
Nesër në datë 11.08.2025, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar të kryejë demolimin me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.
Ky aksion po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit.
Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.
Për të minimizuar ndikimin e procesit në zonën dhe objektet përreth, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, shpërthimi do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë marrë të gjtha masat e nevojshme që ky operacion të realizohet me sukses për këtë arsye do të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Vlorë–Orikum, si dhe është rakorduar me strukturat përkatëse për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike 15 minuta përpara shpërthimit.
Po ashtu janë marrë masat për prezencën e numrit të nevojshëm të mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit respektiv.
Janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë, duke kërkuar bashkëpunimin dhe duke i informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmerren edhe nga ana e tyre për shmangien e dëmtimeve të mundshme.
IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në atë zonë, si dhe i’u sigurojmë se në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të vijohet me ndërhyrjet me të gjithë forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në portalin hapesiraimepublike.gov.al për të vijuar këtë proces pa kthim, të vendosjes së plotë së ligjshmërisë, rikthimin e hapësirave dhe kontrollit të territorit. Interesi publik është mbi të gjitha.
-
Thoni emrat qe njerezit ta dine se sa i "madh" eshte ky qe kane kapur ...
Përgjigju -
Po banditëve te dhermiut kur do i vij radha per te prishur jan bandita fshatare ordiner 20 mij parkimi makines 300 lek kafe expres duhen shkaterruar krejt ndërtimet anes rruges mundësisht edhe ti arrestoj zagaret.
Përgjigju









Komente
Komento