Rama e Gjiknuri takime në Melan:
Fitorja,garanci e investimeve në Dibë

Rama e Gjiknuri takime në Melan:<br />Fitorja,garanci e investimeve në Dibë
Njësia administrative e Melanit dhe fshatrat e tij ishin ndalesa e radhës e kandidatit të së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama i cili shoqërohej nga  koordinatori i Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri ku kanë deklaruar se fitorja e zgjedhjeve të 11 shtatorit është një garanci për vijimin e investimeve në Dibër nga ana e qeverisë. 

Në këtë zonë, Rama premtoi përfundimin e rrugës në fshatin Pjekë, rregullimin e qendrës shëndetësore me një projekt izraelit ashtu sikurse rikonstruksionin e shkollës. 

Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8 vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje në zhvillimit të bujqësisë do të ngrejmë një pikë për grumbullimin e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por më mirë tju japim premtime të vogla dhe ti realizojmë”, theksoi kandidati Rama. 

Kordinatori i Kryesisë së PS-së për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri deklaroi se përtej fjalëve boshe e premtimeve të mëdha të kandidatit kundërshtar të Ramës, nuk duhet harruar se Bashkia është dera e parë ku trokasin njerëzit. 

Për politikë mund të bëjë kushdo këtu, por në fund të fundit, nesër derën ku do të trokisni keni bashkinë se aty janë hallet e përditshme. Aty janë problemet që keni qoftë për problemet e bujqësisë, infrastrukturës, shkollat e kopshtet. Imagjinoni një kryetar të PD, si do ti zgjidhë ai këto probleme pa mbështetjen e qeverisë?! Qeveria ka filluar ta mbështesë Dibrën, disa investime janë realizuar e të tjera do të vijnë. Fitorja e Remit është një garanci më shumë që të gjitha premtimet të bëhen realitet”, insistoi Gjiknuri. 

Ministri Gjiknuri tha se e majta ka një koalicion shumë të gjerë e mbështetje popullore çka e tregoi dhe mitingu i së martës. “Edhe mesazhet ishin të qarta. Nuk ka përçarje. Zgjedhja është shumë e thjeshtë, numri 1 në fletën e votimit”, u shpreh Gjiknuri.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor