Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, nuk ka duruar dhe i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Rama ku nga Pogradeci me anë të një filxhani e vuri në lojë së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Balliu shprehet se Rama është tmerruar nga përgjimet që paralajmëruar nga gazeta gjermane Bild për ditën e nesërme. Më pas ai ka shtuar se opozita nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhjet më 30 qershor.
“Karriget bosh në mitingjet e Ramës në Pogradec. Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar Balliu.
Kujtojmë se Rama në mitingun e Pogradecit ka thënë me ironi se rrugën ja bllokoi çuni i Fahriut.
"Këtu është zona e Bahri Falliut doja t'u tregoja me filxhan. I thotë, Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët mua?" ka thënë Rama me ironi.
Kete nuk e vendosni ju plehrat e ketij vendi,sado t'ju ndihmoje kellira Ilir Meta jeni te pashprese,populli ju urren qe vetem shkaterroni e percani kete vend,me Balliun e Salianjin PD-ja ka nuk ka te ardhme.
PërgjigjuPo Mos te behen zgjedhjet me 30qershor. Balliu dhe filxhani I MONES do te triumfoje perpara ILACIT QETESUES QE MERR RAMA KUR VIHET PERBALLE FILXHANIT
PërgjigjuBalliu ben pilitike. Po car te duhet ore , me mure zevendeso gomarin e fshatari qe doli me tabele ku thoshte me zuri mallkimi Neritanit , se me ngordhi gomari. Prandaj nje vend pune tu hap, mos ler ta zeri ndonje tjeter si Brahimllari O kasodhe ku na mblodhe nje tufe me kerica me prespektive te behen gomer
Përgjigju