VIDEO/ Rama e mbyll vizitën në Përmet me batutë për kryebashkiakun e Tepelenës! Mesazhi për 'grupin': Mos harroni porosinë e fundit

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur vizitën e tij në qytetin e Përmetit me një batutë për kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxhën.

“Tërmet, tërmeti, ka tërmet, ka dhe Përmet. Publiciteti i tërmetit, arma e Përmetit”, tha Rama.

Këtë video e shoqëroi me një shkrim ku përshëndeste socialistët e Përmetit dhe të Tepelenës. Një mesazh të nënkuptuar e kishte për zgjedhjet e ardhshme pasi shkroi: “Ju grupi mos harroni porosinë e fundit”, në mënyrë që të nisin punën intensive që të fitojnë zgjedhjet 2023.

“Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj, bisedave me përmetarët, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës.

*dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit” – shkroi Rama.

 

 


Lajmi kryesor:

Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit