Rama e Meta takohen në Durrës
në fokus vettingu dhe koalicioni

Rama e Meta takohen në Durrës<br />në fokus vettingu dhe koalicioni
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar për rreth 2 orë mbrëmjen e kësaj të hëne në vilën qeveritare në Durrës. Ndryshe nga takimet e mëparshme kur dy krerët e mazhorancës janë takuar në Tiranë, këtë mbrëmje Rama dhe Meta zgjodhën qytetin bregdetar të Durrësit. 

Në qendër të takimit mësohet të ketë qenë reforma në drejtësi, konkretisht miratimi i ligjit të vettingut. 

Më herët, kreu i LSI takoi dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, prej të cilit ka marrë garanci se opozita është dakord me projektligjin dhe do ta votojë atë.

Gjithashtu, Rama dhe Meta kanë biseduar edhe për ecurinë e koalicionit qeveritar pas divergjencave të shprehura kohët e fundit, në vijim të debatit për reformën në drejtësi. Deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh pak ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës se koalicioni PS-LSI ka probleme dhe se zgjidhja e tyre duhet diskutuar në tryezë. Majko tha se duhet të rishikohet koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Por në përgjigje, LSI shprehu përmes kryetarit të grupit parlamentar, Petrit Vasili se koalicioni me PS është funksional dhe se bashkëqeverisja do të vijojë deri në fund të mandatit. Vasili tha gjithashtu se Majko nuk është i informuar për mënyrën sesi u zhvilluan negociatat për reformën në drejtësi, duke kujtuar se qëndrimi i LSI ka qenë i palëvizur për një reformë me konsensus dhe sipas standardeve të Venecias.  

(Video: momenti i mbërritjes së kryetarit të kuvendit Z.Ilir Meta në Durrës)
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois