Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi, ka sulmuar ashpër akademikun Rexhep Qosja, pas nderimit që i bëri kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Zekthi u shpreh se Rama nderoi ditën e djeshme me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, një enverist këmbëngulës pa kufi.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, anëtari i kryesisë së PD-së shkruan se Qosja ka thënë vazhdimisht në këto vite se Enver Hoxha ishte patriot dhe se nuk beri gjenocid. Ai shton Qosja ka mbrojtur me fanatizëm atë që ishte Shqipëria komuniste për ne dhe atë (tradhtinë) që ajo i beri Kosovës për 45 vite duke e quajtur patriotizëm.

Zekthi theksoi se Qosja e sulmoi PD në vitin 1992 dhe është një karikaturë e së drejtës dhe simbol i urrejtjes

“Ai e sulmoi PD qe ne vitin 199.2. Ai ka lëvduar si udhëheqës te ditur, te mire dhe patriot Edi Ramen.”, shprehet ai.

Ditën e djeshme, profesor Rexhep Qose është nderuar në Prishtinë nga Rama me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.