Gazetarja Alice  Martinelli në emisionit investigativ  në Itali 1 të quajtur “Le Iene”  në shtator të këtij viti ka publikuar një kronikë që e kishte realizuar në  Bulqizë, lidhur me vështirësitë dhe peripecitë që kalojnë fëmijët për të siguruar kafshatën e gojës  duke mbledhur maleve  krom, ndryshe siç bëjnë moshatarët e tyre  në vendet e tjera.

Gazetarja shkruante në kronikën e saj: “Timi, Blero dhe Gesti janë tre shikë të mirë. Kanë ëndrra  prej fëmijësh, , dashurojnë futbollin dhe janë tifozë të Leo Messit. Dëshira e tyre: të ngasin Ferrarin e reperit Noizy. Janë rritur përpara kohe sepse duhet të kontribuojnë në bilancin familjar dhe e bëjnë këtë çdo ditë, duke u kacavjerrë nëpër grumbuj gërmadhash të braktisura përreth minierave të qytetit të tyre. Për një kile gurë të pasur me krom do të fitojnë 0,10 euro. Kronika ime e mbrëmjes së djeshme për Le Iene”.

Kryeministri  Edi Rama këtë kronikë të gazetares së “Le lene” të realizuar në Bulqizë e ka quajtur si pjesë të kazanit  mediatik përtej Adriatikut, duke përdorur një gjuhë jo të denjë për  kronikën ashtu siç është ka mendimin dhe për një pjesë të medias shqiptare, një deklarim i tillë që jo pak ngjalli debat dhe komente në opinionin publik shqiptar.

Komunikimi mes komentuesit dhe gazetares italiane:

Një komentues shqiptar  me emrin Artur Hoxha  me anë të Facebookut i është përgjigjur  gazetares Martinelli, duke i kujtuar se  kryeministri shqiptar ju akuzon se keni falsifikuar historinë me pamje të vjetra. Por nga ana tjetër gazetarja e Le lene, i është përgjigjur duke i thënë: “Janë dokrra. Mjafton të zbresësh pak më poshtë në këtë profil dhe do të shohësh një foto të Bulqizës të cilën e kam bërë vetë unë dhe e kam publikuar më 14 tetor 2017”.

Ndërkohë komunikimi mes komentuesit dhe gazetares nuk ndalon me kaq, por vijon më tej.

Hoxha: Alice Martinelli unë e besoj, sepse e njoh zonën dhe personat, por jeni ju që duhet të reagoni fort kundër atij politikani arrogant dhe mafioz i cili pasi e gjelbëroi të gjithë Shqipërinë me kanabis, tani e ka kapur me mediat dhe me të gjithë ata që flasin dhe i thonë gjërat siç janë.

Alice Martinelli: Mos ki merak, do të na e dëgjosh zërin!!!  Ne kemi bërë vetëm punën tonë… nëse ndokush ndihet i bezdisur beh, është problemi i tij!

komunikimi

gazetarja italiane

(Gazetarja e emisioni investigativ në Itali dhe replikat me komentuesin shqiptar Artur Hoxha)

femijet

"Fëmijët  në Bulqizë për të cilët shkruan gazetarja italiane, Alice Martinelli "

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com