Rama e Veliaj urojnë gëzuar në çadër: Brenda marsit do keni shtëpinë tuaj...Familja Tafa merr çelësat e apartamentit të ri

Tërmeti i 26 nëntorit do i linte gjashtë pjesëtarët e familjes së Estref Shkallës pa shtëpi duke u strehuar përkohësisht në çadrën e ngritur në pronën e tyre. Ata u vizituan mbrëmjen e sotme nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët bashkë me urimin për një vit të ri të gëzuar,  e siguruan rindërtimin e shtëpisë në kohë rekord.  Rama deklaroi se të gjitha banesat e dëmtuara do bëhen brenda vitit.

***

Gotat e festës trokitën edhe brenda një çadre aty ku qëndron familja Shkalla në Lundër. Këtë natë të ndërrimit të viteve, familja e Estrefit u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë tha se kjo është një përshëndetje për të gjithë ata njerëz që këtë dite festive e kalojnë në çadra, pa strehën e ngrohtë të shtëpisë së tyre, që i është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. "Kush është në çadër është prioritet i parë", tha Rama, teksa shtoi se pjesa më e madhe e shtëpive do të nisin të ndërtohen nga muaji mars. Duke marrë parasysh që ato bëhen me parafabrikat, edhe koha e përfundimit është më e shpejtë.

"Ne kemi bërë një pjesë të madhe të planeve tani do të fillojmë. Shtëpinë tënde do ta bëjmë shpejt shumë, se shkova e pash, edhe themelet ishin bërë.  Nga marsi shtëpia do të jetë gati, por derisa të përfundojë shtëpia do të kalojnë në një shtëpi provizore.  Shtëpitë do të bëhen shpejt se do të bëhen me materiale të forta parafabrikate, dhe ato bëhen më shpejt, nuk kanë taksirate temperature, llaçi, janë ekologjike, antisizmike, edhe mobilimin bazë do jua bëjmë ne", tha Rama.

Pranë çadrës janë ngritur edhe themelet për shtëpinë e re të familjes Shkalla. 

Kreu i bashkisw Veliaj tha se lejet për meremetimin e banesave apo ndërtimin e atyre të shembura nga tërmeti jepen brenda 24 orëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Veliaj mban fjalën, Viti i Ri e gjen familjen Tafa që u prek nga tërmeti me banesë të re

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i premtoi familjes Tafa rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit brenda vitit. Sot ky premtim është kthyer një realitet. Pesë pjesëtarët e familjes Tafa të cilët kanë edhe probleme shëndetësore, mbrëmjen e vitit të ri do e kalojnë në banesën e tyre të re e cila është jo vetëm më e fortë, por edhe shumë herë më e mirë se ajo që kanë pasur.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me Kryeministrin Edi Rama zgjodhën që mbrëmjen e ndërrimit të viteve të ishte pranë kësaj familjeje të cilës i dorëzuan edhe çelësat e banesës së re.
 
Pas tërmetit të 21 shtatorit, Bashkia e Tiranës nisi menjëherë nga puna për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Me dhjetëra kompani iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Veliaj duke adoptuar nga një banesë në mënyrë që mbrëmja e Vitit të Ri tí gjente në një banesë të re e të ngrohtë.

1577817117_fotojapema.jpg

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat