Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën".

“Vijmë tek diaspora. Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët. Kontaktin me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”.

Fjalimi e tij të gjatë, kryeministri e mbylli me fjalët: “Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.


Lajmi kryesor:

'Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati', Rama: Të ngrihet grupi i punës, Kuvend me 100 deputetë! Kaosi i PD? Asnjë tolerim rrugaçërisë, të marrë fund