Rama, edhe në Manzë me stemën
e kombëtares së Italisë në jelek

Rama, edhe në Manzë me stemën<br />e kombëtares së Italisë në jelek
Kryeministri Edi Rama është një tifoz i thekur i kombëtares italiane, gjë të cilën ai nuk nguron ta shfaqë edhe publikisht.

Jo më larg se dy ditë më parë, kreu i qeverisë ishte në stadiumin "Loro Boriçi" për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë blu me stemën e Italisë në krah.
 
Sot, në një takim me fermerët e Manzës, Rama kishte veshur një jelek po me stemën e kombëtares italiane.
 
Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga pjesëmarrësit. Një banore e Manzës, e cila u identifikua si italiane, e komplimentoi kryeministrin për veshjen, duke i thënë se jeleku me stemën e Italisë ishte shumë i bukur. 

rama bluzja italise

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro