Rama: Ejona Isufaj, viktimë e dhunës verbale të PD-së
TIRANE, 14 Gusht/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama reagoi sot, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndaj akuzave që janë ngritur së fundmi ndaj nëpunëses së Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj, duke e konsideruar këtë të fundit “viktimë të dhunës verbale të Partisë Demokratike”. “Ja kush është “kryeinspektorja” me “diplomë fallco” që është vënë dhunshëm […]
Kryeministri Edi Rama reagoi sot, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndaj akuzave që janë ngritur së fundmi ndaj nëpunëses së Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj, duke e konsideruar këtë të fundit "viktimë të dhunës verbale të Partisë Demokratike".
"Ja kush është "kryeinspektorja" me "diplomë fallco" që është vënë dhunshëm në shënjestrën e pushtetarëve të rënë nga vakti, të cilët mbrojnë me tërbim piramidat universitare dhe sulmojnë me tërbim një grua e nëpunëse të shtetit që, pasi është diplomuar jashtë në shkenca politike, punon me përkushtim në ekipin e ri të Ministres Lindita Nikolla", shkruan Kryeministri Rama, ndërsa publikon edhe letrën që Isufaj i ka nisur sot publikisht z. Genc Pollo, të cilin Rama e cilëson si "njërin prej ministrave që hodhën themelet e piramidave në arsimin e lartë".
Në një letër publike drejtuar sot ish ministrit të Arsimit, Genc Pollo, Isufaj sqaron pozicionin e saj në procesin reformues që po ndërmerret në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Ajo sqaron se
"aktualisht është drejtore e një drejtorie në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, dhe jo kryeinspektore, dhe se për pozicionin që ka plotëson të gjitha kriteret ligjore". "Jam diplomuar për shkenca politike pranë Universitetit të Sienës, një nga universitetet më prestigjioze në Itali", shkruan Isufaj.
"Por, unë dhe ju Z. Pollo i përkasim dy sistemeve të ndryshme mendimi. Unë besoj tek shteti që nuk i shmanget përgjegjësisë, por është aty për t'i shërbyer qytetarëve. Kurse ju besoni se çdo mjet justifikon qëllimin dhe jeni gati të shpifni për një grua publikisht për të arritur qëllimin tuaj që është fitorja e një lufte të paskrupullt për pushtet", vijon letra publike e znj. Isufaj.
"Ministria e Arsimit dhe Sportit më në fund po bën atë që nuk e bëtë ju e kolegët tuaj politikanë në 20 vjet: Po u jep studentëve shqiptarë mundësinë që të arsimohen në institucione dinjitoze", thuhet më tej në këtë letër./ATSH/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'TikTok paraqitet në Kinë si platformë edukative, në perëndim si 'labirint qenërie'', Rama: Asgjë nuk e zëvendëson ndërveprimin njerëzor në mbrojtjen e fëmijës
30 Nëntor, 13:33
-
Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin
30 Nëntor, 13:26
-
Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon
30 Nëntor, 13:19
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Lajçak: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi
30 Nëntor, 13:10
-
Debati për TikTok dhe Snapchat, Rama dhe Manastirliu në Fier me prindërit: Fëmijët po jetojnë në dy botë paralele, reale dhe virtuale! Përjetojnë presion të dyfishtë
30 Nëntor, 13:07
-
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
30 Nëntor, 13:06
-
Sulmi në kanalin e ujit Ibër – Lepencit, Kurti shkon në Zubin Potok, konfirmon se ka të arrestuar: Kriminelët e terroristë do të përballen me drejtësinë
30 Nëntor, 12:32
-
Shpërthimi në Zubin Potok, arrestohen disa të dyshuar pas bastisjeve në veri nga policia e Kosovës
30 Nëntor, 12:24
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Berisha: Synon destabilizimin e Kosovës, skenari tipik i Rusisë së vogël
30 Nëntor, 12:20
-
Përgatitet për botim vepra e albanologut Jup Kastrati. 100-vjetori i studiuesit, konferencë shkencore në Akademi
30 Nëntor, 12:17
-
Festat e nëntorit prezantojnë kuzhinën shqiptare në Madrid! Eventi në Ambasadën shqiptare në Spanjë
30 Nëntor, 12:11
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05