Rama: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që të kemi një nivel tjetër

Rama: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që të kemi një nivel tjetër

1617354787_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me fermerët në Berat tha se objektivi i PS që eksportet shqiptare, të mbërrijnë në një mld dollarë në vit, e gjithashtu shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit.

“Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë. Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin. Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, argoturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët në Berat: S'duhet aplikuar ora policore në fshat, të mos nxitojmë me rritjen e fashës orare! 7 vite më parë bujqësi mbijetese, tani në sipërmarrje


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s