Katër mujori i parë i vitit 2021ka shënuar një rritje të eksporteve. Me një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se eksportet kanë arritur një rekord historik, duke kapur shifrën e 109 miliard lekëve nga janari deri në prill.
"Eksportet rekord historik. 109 miliard lekë nga janari deri në prill të 2021", shkruan Rama.
Duket se tregtia e mallrave e ka mposhtur ndikimin e pandemisë COVID-19, pasi në 4 muaj vendi ka eksportuar 109 miliardë lekë dhe ka importuar mbi 225 miliardë lekë. Këto të dhëna janë shumë herë më të larta se ato të një viti më parë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë Materialet e ndërtimit dhe metalet, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe grupi i Tekstileve dhe këpucëve. Ndërsa tek importet si katërmujor, kanë ndikuar pozitivisht po makineritë, materialet e ndërtimit dhe produktet kimike dhe plastike.
Foto e publikuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)