Rama falenderon Lindën: Është gjysma ime më e mire, guri që na mbledh! Zaho nuk erdhi se është i mërzitur se votat në Vlorë i fitova unë

 

Kreu i qeverisë gjatë fjalimit të fitores ditën e sotme nga sheshi 'Skëndërbeu' falenderoi publikisht bashkëshorten e tij Linda Ramën, duke thënë se ajo është gjysma e tij më e mirë. Po ashtu Rama tha se djali i vogël i tij Zaho, nuk ishte i pranishëm, pasi ishte i mërzitur se nuk kishte marrë asnjë votë në Vlorë.

'Siç ishit ju për mua më 25 prill, do jem unë për ju aty ku do duhen, ditë e natë, në katër vitet që vijnë. Një falënderim të veçantë për gjysmën time më të mirë, për opozitën time më të fortë, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahon, nënën e duhur të Reas dhe shoqen e palodhur të Gregut. Linda është guri që na mbledh. Grua faleminderit. Faleminderit dhe Reas e Gregut, që nuk na shkaktoni dhimbje koke me mënyrën tuaj të jetesës. Jam shumë krenar për ju dhe uroj t’iu bëj krenar gjithnjë, me punën time sot dhe me ndihmën e Zotit e me gjurmën e punës sime nesër. Tani le të mbetet këtu mes nesh, Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur. Nuk arrin të pajtohet dot me faktin se unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai nuk mori dot asnjë votë, megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Tani është detyra jonë t’ia mësojmë me durim kët', u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në fjalimin e fitores: Basha prano humbjen me dinjitet, bëre sa munde! PD skuadër e mirë, shtrijmë dorën e bashkëpunimit me këdo që do ju drejtojë 4 vitet e ardhshme! (Shmang LSI-në)


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë