Rama në fjalimin e fitores: Basha prano humbjen me dinjitet, bëre sa munde! PD skuadër e mirë, shtrijmë dorën e bashkëpunimit me këdo që do ju drejtojë 4 vitet e ardhshme! (Shmang LSI-në)

TIRANË- Fjalimi i fitores së Edi Ramës, si kryeministri i parë në histori që fitoi 3 mandate radhazi, kishte një fokus kryesor, atë të zhdukjes së ndasive politike mes socialistëve dhe demokratëve në emër të gjithë shqiptarëve! Për këtë, ai tha se do të jetë kryeministri i të gjithëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimin PD-së, përtej çdo kryetari që do e drejtojë atë për 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që ia vlen të theksohet se nuk ka përmendur në asnjë moment LSI-në. 

Rama e ftoi Lulzim Bashën që të njohë rezultatin pasi “bëri sa mundet” dhe të nisin bashkëpunimin për çështjet madhore për të larguar përgjithmonë ndasitë që shqiptarët mbartin prej gati një shekulli. Kryeministri përgëzoi kundërshtarin që sipas tij korri një fitore për vendin e dytë duke i quajtur më të mirët në këtë garë, sigurisht pas PS-së, shtoi ai.    

Mes entuziazmit të mijërave socialistëve që ishin mbledhur në sheshin “Skëndërbej”, kreu i qeverisë ia dedikoi këtë fitoren nënës së tij të ndjerë, Anetës, por nuk la pa përmendur as ish- deputetin Bashkim Fino që ndërroi jetë pak muaj më parë si pasojë e COVID. Rama tha se Fino ka qenë një kontribut shumë i rëndësishëm për këtë fitore të arritur në 25 prill.

Një falënderim, pati edhe për bashkëshorten, Lindën, gjysmën e tij më të mirë që e cilësoi si “guri që mbledh familjen”, e ndërsa me humor tha se Zaho nuk ishte i pranishëm sot pasi ishte “i mërzitur se votat në Vlorë i fitoi Rama”.

 

 

 

VIDEO/ Fjala e plote e kryeministrit Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:58
FOTO-LAJM/ Heroi Klodian Elqeni i pranishëm në fjalimin e fitores së Edi Ramës

Në fjalimin e fitores së kryeministrit Edi Rama, ishte i pranishëm edhe një hero. Ai është Klodian Elqeni, 22-vjeçari i cili bëri aktin heroik duke ndërhyrë nga xhami i makinës në lëvizje të agresorit Arben Mema dhe duke parandaluar një tragjedi në sheshin “Skënderbej” ditën e zgjedhje.

Ora 18:34
Rama kujton Bashkim Finon: E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur! Të punojmë me PD për bashkim, jo ndasi e sherre

 

Kryeministri Edi Rama nga sheshi 'Skënderbeu' tha se mandati i tretë do të jetë mandati më i fortë i një shumice qeverisëse. Rama tha po ashtu se nëse do të arrijnë që bashkojnë forcat me PD-në, kjo dekadë do të hyjë në histori. Po ashtu Rama kujtoi edhe deputetin socialist i cili ndërroi jetë pak muaj më parë Bashkim Finon, ku tha se e imagjinon duke qeshur.

'Mandati i tretë është mandati më i fortë që një shumice qeverisëse ka pasur ndonjëherë. Ne do ta realizojmë këtë megaprojekt me shumicën dërrmuese. Nëse arrijmë që ti bashkojmë forcat me PD-në kjo dekadë do të hyjë në histori. Unë kam lindur shqiptar, nuk kam lindur socialistët. Për mua demokratët janë shqiptar, pastaj janë demokratë.  Këtu sot mungon dikush që punoi për këtë fitore, miku i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj këtu bashkë me ne, duke festuar për fitoren tonë të mrekullueshme. Por, u desh të ikte nga kjo botë, Bashkimi ynë i dashur, që të gjithë të bashkoheshin e të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë. Mallkimi i së shkuarës nuk na ka lejuar kurrë që në skenën e politikës të jemi bashkë në të gjallë. Vetëm në ditët e zeza kemi mundur të mendojmë se nëna nuk na ka bërë për t’u bërë ujq për njëri-tjetrin. Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale. Mjafton të dallosh ngjyrat, një ndasi e kuptueshme për Shqipërinë e lëngatave. Kjo është fiks ora për t’ia shtrirë dorën PD, duke e bërë të qartë se mandatin e tretë duam t’ia kushtojmë bashkimit, jo ndasive, punëve, jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë, sepse politika është e vetmja në tokë, që di t’i bëjë të dyja.

Që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin, por të bëjnë gjëra që të vetmuar nuk i bëjnë dot. Edhe Shqipërinë, në majën ku Zoti e deshi kur e krijoi, politika e ka penguar të ngjitet dhe politika mund ta cojë. Prandaj, le të përpiqemi ta vëmë politikën më shumë se asnjëherë më parë në dispozicion të Shqipërisë, të amanetit të rilindësve dhe heronjve tanë, të borxhit që u kemi fëmijëve tanë. Shqipëria është shumë e vogël për të mos u bërë dot ajo që meritojnë shqiptarët. Shqipëria bëhet dhe do ta bëjmë ne, shqiptarët e kësaj dekade. Do të rinisim punën që nesër me një vrull të ri, nga shërimi i plotë dhe i shpejtë i krejt plagëve të tërmetit dhe shporrja e armikut të padukshëm, ta luftojmë me një ambicie të re armikun brenda vetes, që na tërheq në rrugën e ndasisë e të sherrit. Shqipëria fitoi më 25 prill, tani është radha jonë të fitojmë cdo ditë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Zoti qoftë i duruar me ne dhe ne të duruar me njëri-tjetrin. Rroftë PS, rroftë i madh e i vogël që ka lindur shqiptar. Rroftë Shqipëria!', tha Rama.

Ora 18:25
Rama: PD skuadër e mirë, Basha prano humbjen me dinjitet me bindjen se bëre sa munde! Shtrijmë dorën e bashkëpunimit

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe kundërshtarin PD me Lulzim Bashën, ku e ka vlerësuar maksimalisht.

“Basha dhe PD ishin në skuadër e mirë, demokratët ishin kundërshtarë jo shumë të lehtë që mendojnë vlerësim për përpjekjen për të arritur të paarritshmen për ta. Më shumë se kaq nuk bëni dot, madje bën më shumë, se të mundës PS është më ë vështirë se mundësh Barcelonën e Pep Guardiolës. Mesazhi im është pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se bëre sa munde. Miq demokrat jemi më të mirë, ju jeni më të mirët pas nesh, ky është fak dhe faktet pranohen, nuk luftohen, nuk më takon mua dhe nuk është përgjegjësia as e drejta jonë të vendosim se si do e pranoni, nëse do jetë apo jo Basha në 4 vite e ardhsme është puna juaj, por me apo pa Bashën, opozita jonë është vetja jonë. Shtrijmë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe konkret pa asnjë paragjykim.Nuk na ndajnë qëllimet madhore, ne duam integrimin në BE, por duke e bërë hendek balte dhe armë për të qëlluar apo asgjësuar njëri tjetrin, ky qëllim nuk shpejtohet. Socialist e demokrat duan nga të dyja palët që ta rrisin ekonominë dhe mirëqënien, por duke nxirë me komunikim, rritja e komunikimit nuk e shpejton, përkundrazi. Ne duam që askush të mos largohen, por në një shtëpi ku të rinjtë bëjnë sherr, fëmijët i mban prej zoti dhe jo prej qejfit. Pra nuk mjafton si në një garë se sa e duam Shqipërinë, jemi më të mirë nga sa duket sesa kur i hidhemi në fyt njëri tjetrit, apo bëjmë lojëra me njëri tjetrin. Ky është vendi ynë dhe këtë vend nuk mund ta duam me pjesë. E di mirë dhe e kam të qartë që ta thuash këtë është shumë e lehtë, shumë më e lehtë se ta bësh, jam më i gatshëm se asnjëherë tjetër që të përpiqem me forcat e mia edhe ta bëj, por nuk mjafton vullneti i fituesve, por duhet edhe vullneti i atij që çdo drejtojë PD në 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.

Ora 18:25
Rama falenderon Lindën: Është gjysma ime më e mire, guri që na mbledh! Zaho nuk erdhi se është i mërzitur se votat në Vlorë i fitova unë

 

Kreu i qeverisë gjatë fjalimit të fitores ditën e sotme nga sheshi 'Skëndërbeu' falenderoi publikisht bashkëshorten e tij Linda Ramën, duke thënë se ajo është gjysma e tij më e mirë. Po ashtu Rama tha se djali i vogël i tij Zaho, nuk ishte i pranishëm, pasi ishte i mërzitur se nuk kishte marrë asnjë votë në Vlorë.

'Siç ishit ju për mua më 25 prill, do jem unë për ju aty ku do duhen, ditë e natë, në katër vitet që vijnë. Një falënderim të veçantë për gjysmën time më të mirë, për opozitën time më të fortë, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahon, nënën e duhur të Reas dhe shoqen e palodhur të Gregut. Linda është guri që na mbledh. Grua faleminderit. Faleminderit dhe Reas e Gregut, që nuk na shkaktoni dhimbje koke me mënyrën tuaj të jetesës. Jam shumë krenar për ju dhe uroj t’iu bëj krenar gjithnjë, me punën time sot dhe me ndihmën e Zotit e me gjurmën e punës sime nesër. Tani le të mbetet këtu mes nesh, Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur. Nuk arrin të pajtohet dot me faktin se unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai nuk mori dot asnjë votë, megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Tani është detyra jonë t’ia mësojmë me durim kët', u shpreh Rama.

Ora 18:24
Rama: Fitore e një skuadre të jashtëzakonshme, jam krenar për shqiptarët që kaluan një provë të madhe karakteri

Kryeministri Edi Rama nga sheshi 'Skënderbëj' ka falendruar të gjithë shqiptarët për fitoren e mandatit të tretë dhe theksoi se ato treguan një forcë të madhe karakteri.

'Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të jashtëzakonshme. Urime, urime me gjithë shprit me një përqafim të madh. Unë jam sot krenar, si asnjëherë për ju, për çdo vajzë dhe djalë që u angazhuar si patronazhist, koordinator, drejtues në këtë fushatë parlamentare dhe që dha rezultatin për skuadrën tonë, kampione në fuqi, kampione përsëri. Më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që kaluan një provë të madhe karakteri në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi forca më e madhe demokratike që Shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë për Shqipërinë PS. Gëzuar fitoren sepse është e gjitha e juaja. Por mos e harroni kurrë, asnjëherë me tutje se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi para, duhet ta bëjmë natën ditë me punë për shqiptarët. Me përkushtim dhe respeket për këdo pavarësisht se kë ka votuar.'- tha Rama.

Ora 18:24
Rama kujton nënën e ndjerë: Është fitorja e parë në mungesën e saj! Uroj të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju

 

Kreu i qeverisë po ashtu ka kujtuar edhe mamanë e tij të ndjerë Anetën, ku tha se kjo është fitorja e parë pa atë.

'Kjo është fitorja ime e parëm në mungesën e dikujt që më ka ndenjur gjithmonë pranë. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj se tani po më sheh nga atje lart. Nëna ime Aneta! Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuar pa u lëkundur. Unë do të jem për ju aty kurdo që të duhem në çdo ditë e natë për ju. '- tha Rama

Ora 18:10
Fitoi mandatin e tretë, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja pritet me entuziazëm tek sheshi 'Skëndërbej'

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, i është bashkuar festës në sheshin 'Skëndërbëj' për fitoren e mandatit të tretë.

Ora 18:09
Ka nisur festa në selinë rozë, Veliaj niset drejt sheshit së bashku me anëtarë të tjerë të PS-së

Në ambientet e selisë rozë ka nisur festa e fitores së mandatit të tretë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në këto zgjedhje për Tiranën, teksa del nga selia rozë së bashku me disa anëtare të tjerë të PS-së për t'ju drejtuar sheshit.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 28/04/2021 05:06

    bravo urime pere fitoren ,Pune te mbare

    Përgjigju
  • BENI: 28/04/2021 00:53

    KE PATUR prinder per te patur zili,,,prandaj dhe ti rama ke dale i mire...

    Përgjigju
  • BENI: 28/04/2021 00:37

    TEK TI I KEMI SHPRESAT O EDI RAMA,,,VAZHDO PUNEN E NISUR NE SHQIPERI,,,NE INVESTIME NE TURIZEM,,RRUGE,,PORTE,,AEROPORTE,,INCENERATORE ,HIDROCENTRALE ,,DEBORATORE,,UJESJELLSA,,NDERTIME HOTELESH ME 4-5 YJE,AGROTURIZEM,--TEKNOLOGJI,,,NE TIRANE--DURRES-VLORE-SHENGJIN-SARANDE-VELIPOJE-ELBASAN-KORCE- -GJIROKASTER-SHKODER-LEZHE-KUKES,PESHKOPI-BERAT-FIER-LUSHNJE ETJ.,INVESTIME NE BUJQESI SEPSE KEMI NJE TOKE TE MREKULLUESHME,,,QE NA JEP PRODUKTE TE SHKELQYESHME PER EKSPORT,,,VETEM DUHET NDIHME--SUBVENCIONE PER FERMERET NE UJITJE--FARA--PLEHRA--KARBURANT,FIDANE CILESORE ME PRODHIMTARI,SKEMA MENAXHIMI,,FABRIKA PERPUNIMI TE PRODUKTEVE BUJQESORE,[LENGJE FRUTASH--SALCE]],,VETEM ME PUNE E ME DJERSE DO PERMIRESOJME JETEN TONE,,,,ASGJE NUK NA VJEN VETE...

    Përgjigju
  • besa: 28/04/2021 00:19

    DUHEJ TA KISHE shpetuar bashkimin o edi ,,,duhej ta kishe vaksinuar....

    Përgjigju
  • Dragush: 27/04/2021 22:39

    Urime Nene Shqiperi

    Përgjigju
  • GOLI: 27/04/2021 20:52

    URIME SHQIPE...PUNE TE MBARE PER MEMEN SHQIPERI....E ORE ÇUN TE MARSHIN TE KEQEN,ÇI NGJAN ISMAIL QEMALIT ORE.....

    Përgjigju
  • HeroThoti: 27/04/2021 20:44

    I Madhi e i Vetmi Edi Rama,sh bukur fole.., të lumtë!..po kujt i thua,Lul Bashiçi me Berishoviçët nuk e duam Shqipninë Kampione Ballkani,ata janë bijtë e Shkaut Serb!

    Përgjigju
  • CaBone: 27/04/2021 20:43

    Je njesh o Gjigand. I vetmi lider real qe ka Shqipria. Vetem se mundesh dhe duhet te besh shum shum se cke ber per ate vend. Urime PS. Urime Shqipria.

    Përgjigju
  • qytetari: 27/04/2021 20:28

    Edi Rama je qytetar! Perfundimisht kjo ishte beteja mes te perparuarve dhe njerezve te neandertalit. Faleminderit qe na mbajte ne drite e nuk na fute ne shpelle.

    Përgjigju
  • Rrofte Edi Rama!: 27/04/2021 18:47

    S'kemi se ç'te themi shume tani. Jemi pak te shushatur nga gezimi dhe teper te mallengjyer, megjithese rezultati dihej dhe pritej, se populli shqiptar nuk eshte budallla dhe e din se kush eshte me i mire per te ardhmen e tij. Tani per tani mund te themi vetem me germa te medha "RROFTE PARTIA SOCIALISTE DHE EDI RAMA KRYETAR I SAJ"!

    Përgjigju
  • Avanti Gigante: 27/04/2021 16:21

    Elefanti është për Fat të mbarë!

    Përgjigju
  • dibran: 27/04/2021 15:50

    ....Me ndihmoni pak qe te gjejme dicituren per kete foto ku ne tavoline, ndermjet shume librave ,lapsave qendron edhe nje ....ELEFANT!!!!!

    Përgjigju
    • usa: 28/04/2021 02:32

      urime gjigant perpapa per te 4 tertin

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan