TIRANË, 21 Korrik/ATSH/ - Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot qytetarët nëpërmjet një postimi në "Facebook" për të gjitha arritjet në 300 ditët e para të qeverisjes.
"FALEMINDERIT - Një komunikim në rrjetet rrugore e sociale me kosto zero për taksapaguesit që JU kushtohet të gjithëve JU! Pa JU asgjë që u bë realitet gjatë 300 ditëve të para të qeverisjes nuk do të ishte e mundur. Mbështetja JUAJ është themeli i Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe burimi i pandërprerë i energjisë së qeverisjes sonë. Faleminderit për mbështetjen TUAJ! Ky është vetëm fillimi...", shkruan Kryeministri Rama në postimine tij në "Facebook". /gj.m/