Rama-fermerëve: Aplikoni për 
kredi të buta, zhvillim bujqësisë

Rama-fermerëve: Aplikoni për <br />kredi të buta, zhvillim bujqësisë
Edhe nga Manza e Durrësit, kryeministri Edi Rama ftoi sërish fermerët që të aplikojnë për kredi të buta pranë Fondit të Garancive Bujqësore.
 
Kryeministri ka deklaruar se qeveria do vijojë reformat në mbështetje të fermerëve, ndërsa kërkoi që edhe këta të fundit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
"I kemi të gjitha mundësitë që me tokën, klimën, ujin, pozitën gjeografike që kemi, mund të bëjmë sukses në bujqësi. Patjetër që thelbi është të bashkojmë fort, duke bashkuar interesat dhe jo duke u bashkuar për parti e imponim nga shteti, por duke bashkuar interesat. Ne kemi krijuar një Fond Kombëtare Garancie për Bujqësinë për t’i dhënë mundësi fermerëve që të mund të marrin kredi të buta duke i përdorur bashkitë si ndërmjetës mes fermerëve dhe bankave", u shpreh Rama.
 
Banorët e Manzës iu ankuan kryeministrit Rama për mungesën e ujit të pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.
 
"Jam i vetëdijshëm që jo 1600 km rrugë këtu, por ka nevojë për km të tëra rruge për tu ndërtuar. E kemi filluar nga duhej filluar 25 vite më parë, nga qendrat e zonave të banuara, qendrat e qyteteve. Durrësi është një shembull sesi projekti i transformimi të infrastrukturës nuk është thjesht hidh asfalt aty ku ka gropa, por rezultat i një transformimi që shtrihet nga qendra në drejtim të periferive. Po ndërtohet ujësjellësi më në fund i Durrësit.
 
Jam shumë i vetëdijshëm për problemet dhe të jeni të sigurt që jemi të vetëdijshëm, s'më zë gjumi natën sesi t'ia çojmë njerëzve para syve transformimin
", tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në takimin me fermerët në Manzë 




  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit  

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit