Rama firmos dorëheqjen e Ilir Kernit
vendimi në mbledhjen e qeverisë

Rama firmos dorëheqjen e Ilir Kernit<br />vendimi në mbledhjen e qeverisë
Qeveria ka pranuar dorëheqjen e Ilir Kernit duke miratuar lirimin e tij nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
 
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë. 

Qeveria nuk ka marrë parasysh peticionin e një grupi artistësh të TOB, të cilët i kërkuan kryeministrit Rama të refuzonte dorëheqjen e Kernit. Në letrën e tyre ata theksonin se Kerni i ka sjellë TOB-it arritje të suksesshme vitet e fundit. 

Vetë Kerni i cili zyrtarizoi dorëheqjen në 30 korrik, nuk ka dashur të komentojë arsyet për të cilat ka ndërprerë punën e tij në mes, pasi ai ka qenë duke punuar për kalendarin e sezonit tjetër artistik.
 
Para dhe pas largimit balerini i njohur kishte shprehur pakënaqësi për buxhetin e akorduar institucionit që ai drejtonte. Ilir Kerni ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit që prej vitit 2013, menjëherë pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.
 
Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të këtij institucioni, emra të rëndësishëm si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo Shkëlzen Doli kanë qenë pjesë e skenës së operas.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë

Barcelona kërkon ta largojë, Xavi i hutuar: Unë s'di asgjë