'Shullazi' dhe akuzat e PD, Rama: E arrestuam ne, krimi bënte pallë para se të vinim në pushtet

'Shullazi' dhe akuzat e PD, Rama: E arrestuam ne, krimi bënte pallë para se të vinim në pushtet

Kryeministri Edi Rama në 'Repolitix'

Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" edhe për dënimin e Emiljano Shullazit nga Gjykata e Krimeve të Rënda si dhe akuzat e PD në adresë të qeverisë për lidhje me krimin. Kreu i qeverisë përsëriti se akuzat janë baltë e përditshme e opozitës, ndërsa solli në vëmendje se Shullazi u arrestua pasi PS kishte ardhur në pushtet. Sipas tij, deri në 2013, grupet kriminale bënin në Shqipëri çfarë të donin. Në të njëjtën linjë, Rama u shpreh se edhe ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi, do vijojë punën e nisur për spastrimin e elementëve kriminalë në vend. 

Nuk jam ekspert bandash, s’më interesojnë këto nocione. është e habitshme sesi ne akuzohemi për punët e mira që bëjmë, Nikolla më thotë mua si të ngjitet krimi, ndërkohë që ngjitjen e krimit e bën propaganda. Ne çdo ditë tregojmë se s’duam t’ja dimë kush është ky është ai. Një palë është aty, është i lidhur me komunitetin, brenda komunitetit ka disa. S’po e gjejmë dot fillin. Unë shoh që një pedagog i PD, i dënuar për drogë. Më takon mua të them, ti Lulzim Basha je i lidhur me këtë? As e dyshoj që ai se di fare, e tani s’reagon. Ndërkohë që një parti, njësoj si një familje, nuk gjykohet për çfarë ndodh me një individ apo me një tjetër. Por ne nuk duam t’ja dimë. Nëse janë kriminelë, këto janë përralla. Unë që më shikon ti, jam kryeministri. Nuk merrem me njerëzit e skeduar, në fushatë cca do i thoja unë “më jep dëshminë e penalitetit’? ore jeni në vete apo s’jeni në vete? Në të gjithë botën, kështu ndodh.

Veprimtaria kriminale s’është se unë i takoj këta njerëz, por është kur unë përdor mjete kriminale për të fituar vota. Këto janë gomarrllëqe. U fol për këtë Shullazin, Shullazi, Shullazi, sot ai dënohet 14 vite burg. Tani këtë e krijuam ne? Kush e arrestoi? Kush e bëri të mundur që të dënohej? Ata që na e ngjitën ne? Ky, ky ky… figurat e krimit të organizuar bënin pallë para se të vinim ne…. do e shihni që edhe Sandër Lleshi do të bëjë të njëjtën gjë se traseja është shtruar. S’është çështje e Saimirit apo Fatmirit. është vullnet, sepse ministrat kanë fuqinë të bëjnë ç’të duan. S’ka yni apo ia atyre, të doli këpute.

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari