Rama flet për Veliajn në SPAK: Ka thashetheme e sms pa emër, çorbë derrash! S’mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Erion Veliaj po linçohet publikisht dhe se gjyqi po i bëhet në publik. Rama tha se jemi në kushtet e një amullie, të ngjashme me çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime politike për momentin. Rama shtoi se Veliaj është votuar për 3 mandate, është protagonist i ndryshimit të Tiranës

“Krahasimi është pa këmbë, janë dy raste dhe dy kontekste dhe dy faza të ndryshme. E para, e dyta këtu jemi në kushte kur Veliaj është hetuar gjykuar dënuar në gjykatën e politikës dhe atyre mediave që janë të angazhuara për të bërë gjyqësi alternative. Do të thotë me mjetet e politikës dhe komunikimit mediatik, të vendosë kolektiv i caktuar njerëzish se kur bëhet fjalë për SPAK si organizatë kriminale, kur bëhet fjalë për një rast që po është kështu, kur bëhet fjalë për një rast që nuk është kështu. Në kushtet kur është linçuar publikisht, i votuar nga populli për 3 mandate rresht, protagonisti i transformimit të qytetit, atëherë këtu jemi në kushtet kur ka shumë për të menduar dhe reflektuar. Ndërkohë që nuk jemi në kushtet kur është shpallur ndonjë kauzë publike me gjithë argumente përkatës, jemi në kushtet kur ka fjalë, thashetheme, SMS.

Një SMS pa emër që nuk kuptohet se kujt i është ngritur. Jemi në kushtet e një amullie shumë të ngjashme me një çorbë derrash që nuk mund të jetë arsye për të marrë qëndrime ne sot. Ne do shohim evoluimin dhe në kohën e duhur do mbajmë qëndrimet tona”, tha Rama.
 


Lajmi kryesor:

Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit