Rama: Forca Kombëtare! Sot dita
juaj dhe jo e politikës apo urrejtjes!

Rama: Forca Kombëtare! Sot dita<br />juaj dhe jo e politikës apo urrejtjes!
Kryeministri Edi Rama, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet për një vizitë zyrtare, i është bashkuar tifozerisë kuqezi për ndeshjen e shumëpritur ndaj Seribsë, duke shprehur urimin e tij për një rezultat pozitiv në Beograd.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë, e ka cilësuar këtë si ditën e kuqezinjeve dhe të futbollit, duke theksuar se kjo nuk është dita e politikës dhe e urrejtjes.

“#ForcaShqiperia kjo eshte dita e #kuqezinjve dhe e magjise se futbollit, jo e politikes dhe e verberise se urrejtjes.” shprehet kryeministri
 
Kryeministri Rama njihet si një prej tifozëve më të zjarrtë të futbollit ku kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit të kombëtares sonë përballë Danimarkës në “Elbasan Arena”, ku ndoqi nga afër dhe komentoi ndeshjen e cila u mbyll në rezultatin 1-1.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji