Formalizimi i ekonomisë dhe lehtësirat fiskale, po i ndihmojnë sipërmarrjet shqiptare që të marrin frymë më lirisht, duke rritur në këtë mënyrë investimet dhe vendet e punës.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama këtë të martë gjatë vizitës në një kompani të prodhimit të rifiniturave, ngjitëseve e adetivëve.
“Heqja e taksës së makinerive, për arsye se ne kemi importuar në mënyrë të vazhdueshme, pa dyshim që ndihmon, por ajo që është e rëndësishme dhe unë dua ta theksoj, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë pjesa e rimbursimit të TVSH-së”, deklaroi Presidenti i kompanisë Luan Muça.

Ndërsa Rama u shpreh nga ana tjetër se qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë sipërmarrjet shqiptare.
“Të gjitha ato politika nxitëse dhe mbështetëse që ne kemi bërë, ju i keni pasur në mbështetje dhe keni përfituar prej tyre. Ne do të vazhdojmë t’iu mbështesim. Investimi tjetër 6 milionë euro për fabrikën tjetër në Shijak dhe me disa qindra vende pune është shumë i rëndësishëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është që ka një sipërmarrje shqiptare që po merr frymë më lirisht dhe po investon më shumë, po rrit eksportet dhe vendet e punës”, u shpreh gjatë turit në ambientet e fabrikës Kryeministri Rama.
Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese është shoqëruar me një kualifikim të pandërprerë të kapaciteteve njerëzore.

Për këtë, kompania në fjalë është e angazhuar që të bashkëpunojë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për formimin e shkollave dhe kurseve profesionale.
“Kemi një program në mbështetje të arsimit profesional. Kjo është një problematikë që është një gangrenë e formuar në vite, por ne kemi menduar të sjellim një risi, aty ku sot zhvillohet teoria, në ambientet e shkollave profesionale, ne të shkojmë t’i bashkangjisim praktikën”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i “Dast”.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com