Kryeministri Edi Rama thotë se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin. Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi. Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen. Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së.
Keni kërkuar nga qytetarët dhe politikanët që të pranojnë propozimin francez, a mendoni se ky propozim është më i miri që mund të pranojë RMV?
E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë.
Po të ishit në vendin e Kovacevskit, Mickovsit por edhe në vend të qytetarëve maqedonas, të cilët ende kujtojnë anën negative të Bullgarisë në Luftën e Dytë Botërore, dhe mohimit të identitetit maqedonas, a do ta pranonit ju këtë propozim në kuadër të bisedimeve ?
Unë e kam shprehur hapur mendimin tim për sjelljen e Bullgarisë dhe ju e dini këtë tashmë. Nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund t’a quaj të tillë por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së, BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. Pra kjo është e gjithë situata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dilja publikisht dhe të thosha atë që i thashë Dimitar. Unë isha ai që i thashë atij më përpara se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi gjatë një diskutimi që zhvilluam në kthim nga Brukseli dhe i thashë që tani është në rregull.
Nëse Maqedonia e refuzon propozimin francez, a do të kërkojë Shqipëria ndarje nga paketa për negociata me BE?
Dhe kjo është po ashtu e rëndësishme dhe faleminderit për këtë pyetje sepse kjo pyetje të ndihmon të qartësoj nëpërmjet përgjigjes se kjo nuk është për ne në kuptimin që unë nuk po dal dhe të them ty Dimitar që qeveria dhe parlamenti, vëllezërit dhe motrat maqedonase ta pranojnë përndryshe unë jam në vështirësi sepse Shqipëria do përballet me vështirësi, Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani.
A mundet të ndikojë në sigurinë e rajonit ndarja e Shqipërisë nga RMV?
Ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha të bëni zgjedhjen. Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni.
Adresuat kritika serioze BE-se, për shkak të dyfytyrësisë se saj, a qëndroni ende në këtë pozicion?
Sigurisht 100%. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng.
A janë sipas jush kërkesat e Bullgarisë evropiane dhe civilizuese?
Mendoj që kjo mbetet për t’u zgjidhur nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë e respektoj Bullgarinë, e respektoj popullin bullgar. Është e komplikuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e rrugës drejt BE-së, në mendimin tim. Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë, pra sa më shumë që përpiqeni të zgjidhni diçka nëpërmjet politikës, aq më e vështirë bëhet sepse bëhet çështje midis partive dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjidhur midis jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar.
Per interesat tuaja,ju po i kerkoni Maqedonise te behet /Lucrezia Borgia/e Ballkanit!!!
PërgjigjuNese nuk e do Maqedonia veten Pse ta doje Shqipëria , nese N Maqedonia nuk hyn në BE do të mbarojne si shtet ! Pra nese opozita maqedoni eshte anti maqedonase le ta hajne ne vrime , nuk ka pse e ha dhe shqipëria për ata ! Shumë mirë po luan RAMA ! Besoj se RAMA do mbetet në histori si lideri që do fuse në BE kete vend !
PërgjigjuZgjidhja me e mire eshte qe maqedonia ta pranoje kete propozim per te miren e te dyja paleve
PërgjigjuRama po luan shkelqyeshem. Eshte nje lider ne rajonin e Ballkanit.Me pelqen kur thote se politika nuk eshte per te zgjidhur historine.Ishte ceshtja e emrit te maqedonis 30 vjet konflikt midis Maqedonise dhe Greqise- cfare historie zgjidhi ky ngerc?-asgje.
PërgjigjuNuk mund te na pengojn me shume keto vende ne zhvillimin dhe antarsimin e vendit tone drejt BE
PërgjigjuAjo dere duhet te hapet sa me shpejt per shqiperine dhe per zhvillimin ekonomik qe e pret , kemi punuar te jemi pjese dhe do jemi
PërgjigjuMendoj se ndarja nga maqedonia e veriut do te ndikoje pozitivisht drejt rruges se futjes ne BE
PërgjigjuNdarja nga maqedonia eshte zgjidhja me e mire sepse nuk mund te pesojm ne per gabimet dhe konfliktet e tyre
PërgjigjuMendoj se ka ardhur koha qe te kemi ndarje nga maqedonia. Sepse keto konflikte do ndikojn negativisht ne vendin tone
PërgjigjuMaqedonia duhet te mos beje me gabime dhe te futet ne Be bashke me shqiperine e nisem kete rruge bashk de duhet ta mbarojme
PërgjigjuMendoj se nese maqedonia e veriut nuk e pranon propozimin e macron atehere zgjidhja me e duhur eshte ndarja nga ta dhe vazhdimi Vetem gjate rrugetimit drejt be
PërgjigjuNormal qe duhet ta pranojne sepse ka ardhur nje like qe shtetet duhet te shohin interesat e tyr eperrsonale ne kete pjese
Përgjigjudo ishte vertete per te ardhur keq nese maqedonia nuk e pranon propozimin e macronit dhe kjo gje do ndikoje negativisht dhe per vendin tone, prandaj nese ndodh dicka e tille zgjidhja me e mire eshte ndarja nga maqedonia e veriut
PërgjigjuNese maqedonia e veriut nuk pranon propozimin e Macronit un mendoj se zgjidhja me e mire eshte te ndahemi, dhe te vleresohemi per progresin qe kemi bere ne si vend
PërgjigjuDua te theksoj se Maqedoni e Veriut duhet ta pranoje propozimin e Macron qe dhe negociatat te celen sa me pare
PërgjigjuDrejtuesit e Maqedonisë së Veriut duhet të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin
PërgjigjuBallkani krijon sherre. Ballkani nuk zgjidh sherre. Ky sherr eshte i thelle dhe i qellimshem. Zgjidhja: Ndarja nga maqedonia.
PërgjigjuShpresojme qe maqedonia ta pranoje si vendim por dhe ne qofte se ajo nuk e pranon neve do ecim perpara sepse z.rama ka pranuar fort per kete dite
PërgjigjuE mira eshte qe maqedonia ta pranoje si vendim per te miren e vendeve
PërgjigjuMendoj se duhet te ndahemi nga maqedonia mir e ka then makroni
PërgjigjuNese ato nuk e pranojn kete propozim ndarja do te ishte opsioni me i mire nese ato kan deshire te rrin akoma ne vend pa bere asnje hap ne duhet te ecim perpara per nje zhvillim sa me te madh
PërgjigjuJam i mendimit qe Maqedonia duhet ta pranoj propozimin e presidentit te frances Emanuel Makron
PërgjigjuNe duhet te ishim ndar me kohe nga maqedonia e verit per ceshtjen e bashkimit europian nuk mun te behemi peng te shteteve te tjera
PërgjigjuPo more Aldo po vazhdoni me ramen deri me 7. Pastaj flasim
Ky njeri ka rrëshqitur nga truri
PërgjigjuShqiperia eshte zhvilluar aq shume saqe mund te ece dhe te beje hapa te medhenj edhe vetem , ndaj maqedonia duhet ta pranoje propozimin e Macron
PërgjigjuMaqedonia duhet ta pranoje propozimin e Macron per te miren e te gjitheve
PërgjigjuNje vendin shume i drejte te ndahemi nga maqedonia e veriut ne qofte se ata veprojne gabim dhe na ndikon ne per kew
PërgjigjuMendoj qe eshte me se e drejte qe ne te ndahemi nga maqedonia e veriut ne qofte se ata nuk bashkepunojne dhe marrin vendime qe nuk ka ndikojne per mire
PërgjigjuME PELQEN SHUME CDO ARGUMENTIM I THENE DHE ME PELQEN QE PERTEj CDO SITUATE APOSFIDE QE PO KALOjME SHOHIM INTERESIN E KRYEMINISTRIT RAMA QE SHQIPERIA TE ETE ANETARE E BE PAVARESISHT FAKTIT SE MAQEDONIA KA KONFLIKTET E SA ME BULLGARINE
Përgjigjumaqedonia e veriut duhet te pranoe propozimin e macron per arye se do te ete ne ndihme teje pozitivr prt ta, keshtu anetaresohen ne BE
Përgjigjume te vertet do ishte per te ardhur keq pasi Makron i ka ofruar nje marveshje qe nuk mund te refuzohet dhe uroj qe mos te bejn nje veprim te tille
PërgjigjuNe qofte se macedonia nuk pranon urgjetisht duhet te ndahemi nga macedonia e veriut