Rama garantoi fitoren në shumicën e bashkive, Berisha s'e kundërshton: S’jam profet! Takimi i Ballës me Bashën? Pengu i kryeministrit, më mirë ta bëjë haptaz

Ish kryeministri Sali Berisha nuk parasheh fitore në shumicën e Bashkive. Duke iu përgjigjur deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama i cili tha se opozita do të marrë vetëm 11 bashki, Berisha thotë se nuk është profet dhe se nuk mund të thotë me siguri sesi do të dalë rezultati.

“Rama mendon se kaq mund t’i lërë opozitës por çdo akt i tij është regjistruar në mënyrën më serioze dhe do marrë përgjigjen më të fortë. Unë s’jam profet, por kam gjetur klime fitore kudo ku kam shkuar. Se them dot, s’them numra e përgjime. Ato i kanë ata që komunikojnë me forca madhore. Se them dot unë.”- tha Berisha.

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sërish videon që qarkullon mes një takimi të Ballës dhe Bashës. Ende nuk dihet nëse kjo video është e montuar, megjithatë për Berishën kjo tregon haptazi se Basha është peng i Ramës.

“Për mua, ajo video nuk thotë asgjë të re. Super video është dosja e Lul Bashës që e mban Rama peng për larje parash, pas kësaj peng marrjeje, unë të vetmin problem kam se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë. S’kam as koment për atë. Unë e kam thënë me kohë, ata janë pengje. Ata më mirë të ikin të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta.”- tha ai.

Pak ditë më parë u publikua një video ku pretendohet se Basha dhe Balla kanë zhvilluar një takim në një apartament në Tiranë e sipas tyre përkon me kohën kur ka qenë në gjyq çështja e vulës së Partisë Demokratike. Ndërkohë, Basha ka deklaruar se videoja e publikuara nga TV i familjes Berisha me Taulant Ballën, “është një montazh qesharak”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Balla u takua me Bashën? Berisha: Pengu i Ramës, ta takojë në kafe mos të fshihet si qyqar

 

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sërish lidhur me videon që qarkullon mes një takimi të Ballës dhe Bashës. Ende nuk dihet nëse kjo video është e montuar, megjithatë për Berishën kjo tregon haptazi se Basha është peng i Ramës.

“Për mua, ajo video nuk thotë asgjë të re. Super video është dosja e Lul Bashës që e mban Rama peng për larje parash, pas kësaj peng marrjeje, unë të vetmin problem kam se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë. S’kam as koment për atë. Unë e kam thënë me kohë, ata janë pengje. Ata më mirë të ikin të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta.”- tha ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 12/05/2023 12:44

    O BANDIT TI E DI SHUME MIRE QE NUK FITON GJE,,(EDHE SHKODREN KE PER TA HUMB),PRANDAJ NUK PREMTON GJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit