Takime me Ballën? Basha: Montazhe qesharake për t'i fryrë përçarjes së demokratëve! I shërbejnë Ramës

Takime me Ballën? Basha: Montazhe qesharake për t'i fryrë përçarjes së demokratëve! I shërbejnë Ramës

Ish-kryedemorkati, Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemorkati Lulzim Basha ka deklaruar se videoja e publikuara një ditë më parë nga TV i familjes Berisha me Taulant Ballën, “është një montazh qesharak”. Në një reagim të shkurtër, Basha është shprehur se kjo video është bërë me qëllim për t’i fryrë përçarjes së demokratëve, e që sipas tij i bëjnë nder vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”, shkruan Basha.

Një ditë më parë u publikua një video ku pretendohet se Basha dhe Balla kanë zhvilluar një takim në një apartament në Tiranë e sipas tyre përkon me kohën kur ka qenë në gjyq çështja e vulës së Partisë Demokratike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Balla dhe Basha u takuan në të njëjtin apartament? Ironia e Desada Metajt: Doktor, më zhgënjeve! Na kishe premtuar video erotike

Desada Metaj, ish këshilltarja e Lulzim Bashës, aktualisht anëtare e AMA-s, ka reaguar për lajmin e publikuar ditën e djeshme ku thuhej se Basha dhe Taulant Balla janë takuar në një apartament. Siç duket makina me të cilën Basha mbërrin në apartament është e Desada Metajt dhe kjo e fundit e ka konsideruar si një montazh videon ku pretendohet se Balla dhe Basha janë takuar me njëri-tjetrin në 3 dhjetor.

Në një reagim të bërë, ajo Berisha do ta përdorë videon si alibi për humbjen në zgjedhjet e 14 majit ndërsa me ironi tha se ishte ‘zhgënjyer’ nga Berisha i cili kishte paralajmëruar më parë publikime të videove erotike të ambasadorëve të huaj.

"Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden. 

Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake... e duke më shpall mua non grata

Krusha- episod2" shkruan Desada Metaj.

B.K./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VJOLLCA: 12/05/2023 00:41

    si pederasta mu duken per zotin

    Përgjigju
  • Loran shehu: 11/05/2023 14:46

    Po ca montazhesh o hajdut me cizme ke shpia desades zhulses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë