Rama: Genti e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi absurd! U godit në mënyrë të shëmtuar dhe u paragjykua por ia doli me sukses ta mbajë këtë barrë

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës, kryeministri Edi Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë në krye të këtij institucioni duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar këtu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar dhe është paragjykuar por sipas tij ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit Gentit për përkushtimin në kry të kësaj detyre. Duke qenë i detyruar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si  rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. Ska nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me profesionalizëm dhe sukses.

Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar për shkak  të formalitetit mungesa e ministrit të jashtëm të kthehej në mundësi për të krijuar keqkuptime brenda familjes së OSBE e mora këtë angazhim.

Jam shumë i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t'ja kaloj Oltës dhe për të cilin kalim më i miri që kemi pasur jo vetëm një dakordësi por edhe një qasje të përbashkët me Gentin ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë jo vetëm përmbajtësor por edhe formal pasi nga sfida e kapërcyer me shumë sukses çka është botërisht fakt i mirënjohur i kryesimit të OSBE më duhet të përgatisim dhe tja dalim deri në fund.

Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto 2 vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ua doli ta mbajë me sukses barrë dhe të tregojë hap pas hapi të gjitha cilësitë e tij krejt të veçanta që do të ketë kohën dhe mundësinë ti shpalosë në të ardhmen në funksion të kësaj lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe për paisonin e tij të politikës që unë e njoh mirë. Pasion i mbështetur jo në atë zjarrin e brendshëm të talentit polik por edhe në kulturë dhe dije mbresëlënëse”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë