Cakaj dorëzon detyrën në krye të diplomacisë! Rama: E kreu në kushte ngërçi, u godit në mënyrë absurde! Xhaçka: Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë! Reformim konsullatave

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tashmë i dorëhequr, Gent Cakaj, i ka dorëzuar postin ministres Olta Xhaçka. Në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Olta Xhaçkën, deklaroi se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Jashtme, pandemia e tërmeti e kanë bërë më të vështirë punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

Ndërsa ka falenderuar Ramën për mbështetjen që i ka dhënë, tha se pa të misioni i tij në këtë detyrë do kishte qenë i pamundur. Cakaj shtoi se do të vazhdojë që të japë kontributin e tij për Shqipërinë në diplomaci.

Vetë Rama ka falenderuar Cakajn për punën që ka bërë duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar. Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Për Cakajn tha se është goditur në mënyrë të shëmtuar dhe është paragjykuar, por shton ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

Teksa shtoi se se sot ndihet i lehtësuar, që i ka dorëzuar të gjitha përgjegjësitë ministres, Rama shpjegoi se u detyra ta marrë vetë këtë post në mënyrë që të mos krijonte keqkuptime në OSBE, mungesa e një ministri të dekretuar. 

Xhaçka, në fjalën e saj si ministre, tha se Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë, pasi është pasqyrë e shtetit shqiptar në sytë e botës. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personazh dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten.

Dje Kuvendi ka votuar Xhaçkën me 94 vota pro për emërimin e saj si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po me 94 vota është emëruar Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Xhaçka: Është një periudhë vendimtare për diplomacinë shqiptare! Kemi disa përparësi që duhet t’i adresojmë urgjentisht

1609831318_oltaxhacka.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Twitter ka falënderuar dhe njëherë kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë për këtë detyrë.

Ajo shkruan se diplomacia shqiptare është në një periudhë vendimtare dhe se Ministria e Jashtme ka disa prioritete si procesi i integrimit në BE dhe reforma e shërbimeve konsullore.

“E përulur për besimin që më është dhënë nga kryeministri Edi Rama. I jam mirënjohëse ish-ministrit Cakaj për punën dhe mbështetjen e tij. Kjo është një periudhë vendimtare për diplomacinë shqiptare. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, reforma e shërbimeve konsullore janë disa nga përparësitë që ne do t’i adresojmë urgjentisht” – shkruan Xhaçka.

Ora 08:36
Xhaçka: Ministria e Jashtme e Shqipërisë duhet të shkëlqejë siç ka bërë me drejtimin e OSBE! Detyra e parë që do bëj

Në fjalën e saj të parë si ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se Shqipëria ka shkëlqyer në drejtimin e OSBE dhe një fakti i tillë duhet të shërbejë edhe në drejtimet e tjera. Xhaçka ka prezantuar para mediave edhe detyrën e saj të parë që do të bëjë me marrjen e drejtimit të këtij institucioni. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se si situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personash dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten!

"I dashur Genti më lejo të të drejtohem miqësisht, kjo detyrë që më është besuar është një sfidë për mua. Duke qenë se dhe unë e shoh 2021 si një vit shprese dua të them që jam optimiste, dua të falenderoj Ramën për besimin që ka treguar te unë, duke besuar te unë, dua të falenderoj Gentin, kam shumë respekt për punën e bërë nga Genti, në rrethana aspak  të lehta nga kushte të krijuara artificialisht, jam e privilegjuar që do kem këshilltarë si ju, por e vetëdijshme që s'do jetë e lehtë t'ju zëvendësoj njëherë. Puna që keni bërë e bën punën time të lehtë, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe nuk do të mësohem me atë që është bërë apo vartësit e mi kanë bërë. Besoj se sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune nga secili. Eksperienca e madhe është një aset, po aq rutina është një problem i madh. Kryenegociatori jo vetëm të marrë përgjegjësinë, por edhe punën e bërë. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur.  Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për shërbimin diplomatik. Nga Rama kam mësuar ase asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim. Shkëlqimi i Shqipërisë në OSBE është një mësim i madh, i njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit që Shqipëria ulet për herë të parë, kush ka pasion për ta cuar punën më tej do jetë në habitatin e fundit me mua, ndërsa kush nuk e ka padiskutim duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë. Nder që më është besuar kjo detyrë, një borxh i madh ndaj kryeministrit, parlamentit, qytetarët dhe do e shlyej me punën në këtë institucion. U lutem punonjësve të institucionit, që të bëjnë më të mirën e tyre. Dera do jetë e hapur për këdo, dhe vendimmarrja do jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë pengesë", tha Xhaçka.

Ora 08:32
Cakaj i dorëzon detyrën Xhaçkës: Tërmeti e pandemia vështirësuan punën e diplomacisë! Angazhimi im në Shqipëri nuk mbaron këtu

 

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Olta Xhaçka, Gent Cakaj ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë një mision i pamundur. Si tha se pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në punën e diplomacisë.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e posaçëm tja dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam  qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E njdej detyrim moral të falënderoj  kryeministrin  për mbështjetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbiushur them se pa mbështetjen e kryeministrit  misioni im do kishte qenë i pamundur.  Edhe pandema  e tërmeti kanë ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shbumë të vështira! 

Këtë falënderim spo e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. Skam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim. Falenderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht që Xhaçka do ti prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE”, tha Cakaj.

Cakaj ka deklaruar se angazhimi i tij në Shqipëri nuk përfundon këtu, pasi shton se politika për të më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike. Ai ka thënë se do të mbajë çdfarëdo cilësie që do ta gjejë në në të nesërmen.

“Angazhimi im në Shqipëri nuk mbaron këtu unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri unë jam rritur me Shqipërinë, më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike.

Do ta mbaj në çfarë do cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Nga dita e sotme nuk jam një paraardhës politik i juaji por mbëhstetësi juaj  që ju  të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”, tha Cakaj.

Ora 08:30
Rama tregon pse mori postin e ministrit të Jashtëm: Do stimulonte keqkuptime në OSBE

Kryeministri Edi Rama, që ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm për dy vjet dhe tha se një vendim të tillë e mori që  mungesa e një ministri të dekretuar të mos kthehej në një mundësi për të stimuluar keqkuptime brenda OSBE.

“Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barë plotësisht, por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një ministri të Jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot, që këtë angazhim mund t’ia kaloj Oltës”, tha Rama.

Ora 08:29
Rama: Xhaçka, drejtuesi i parë në Ministri që do këshillohet nga kryeministri dhe paraardhësi!

Kryeministri Edi Rama është i bindur në zgjedhjen e tij si ministre e Jashtme Olta Xhaçkën. Për Ramën, Xhaçka është në lartësinë e duhur për ta kryer këtë detyrë, teksa tha se ka privilegjin që në këtë post të ketë këshilltarët kryeministrin dhe paraardhësin.

"Marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatët dhe partnerët janë punë e përditshme! Është në lartësinë e duhur për ta marrë këtë stafetë dhe për ta çuar përpara punën e këtij institucioni. Ka një bazë të kahershme shumë solide, por si në çdo hapësirë tjetër të jetës së organizuar institucionale ka patjetër nevojë për të çuar jo vetëm përpara punët dhe marrëdhëniet me tjetër, por edhe transformimim e brendshëm për të qenë në lartësinë e kohës dhe sfidave që sjell koha. Genti ne do vazhdojmë rrugën së bashku pavarësisht ndryshimit të pozicioneve, dhe do të jemi një mbështetje e posaçme për Oltën që do jetë drejtuesi i parë në Ministrinë e Jashtme që do ketë mundësinë të jetë e këshilluar nga një dyshe si unë dhe Genti dhe do ketë këshilltar drejtpërdrejtë  kryeministrin dhe paraardhësin", tha Rama.

Ora 08:23
Rama: Genti e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi absurd! U godit në mënyrë të shëmtuar dhe u paragjykua por ia doli me sukses ta mbajë këtë barrë

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës, kryeministri Edi Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë në krye të këtij institucioni duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar këtu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar dhe është paragjykuar por sipas tij ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit Gentit për përkushtimin në kry të kësaj detyre. Duke qenë i detyruar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar si  rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. Ska nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion, janë përballur me profesionalizëm dhe sukses.

Për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë edhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar për shkak  të formalitetit mungesa e ministrit të jashtëm të kthehej në mundësi për të krijuar keqkuptime brenda familjes së OSBE e mora këtë angazhim.

Jam shumë i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t'ja kaloj Oltës dhe për të cilin kalim më i miri që kemi pasur jo vetëm një dakordësi por edhe një qasje të përbashkët me Gentin ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë jo vetëm përmbajtësor por edhe formal pasi nga sfida e kapërcyer me shumë sukses çka është botërisht fakt i mirënjohur i kryesimit të OSBE më duhet të përgatisim dhe tja dalim deri në fund.

Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto 2 vjet në këtë detyrë aspak të lehtë dhe përtej faktit që u godit në mënyrë sa absurde aq dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar ua doli ta mbajë me sukses barrë dhe të tregojë hap pas hapi të gjitha cilësitë e tij krejt të veçanta që do të ketë kohën dhe mundësinë ti shpalosë në të ardhmen në funksion të kësaj lidhje të pazgjidhshme me Shqipërinë dhe për paisonin e tij të politikës që unë e njoh mirë. Pasion i mbështetur jo në atë zjarrin e brendshëm të talentit polik por edhe në kulturë dhe dije mbresëlënëse”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë