Rama: Gjyqtarët e korruptuar
me PD bllokuan Vettingun

Rama: Gjyqtarët e korruptuar<br />me PD bllokuan Vettingun
Nga Peqini në një takim me fermerët, kryeministri Edi Rama deklaroi se gjyqtarët bashkë me Partinë Demokratike kanë ngritur një barrikadë kundër ligjit të Vettingut.
 
Kreu i qeverisë u shpreh se Europa na e ka bërë të qartë se duhet të pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit përpara se të ulemi të bisedojmë për negociatat.
 
"Gjykatësit me PD kanë krijuar një barrikadë për ligjit, i kanë bërë vendit hatatë më të mëdha në 25 vite.
 
PD me gjyqtarët duan të pengojnë Reformë në Drejtësi.
 Europa na e ka bërë të qartë, që pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit, që të ulemi të bisedojmë me ju' u shpreh Rama, pas problemit që një banor i ngriti për çështjen e pronësisë së tokës me falsifikimet.

Gjatë takimit me fermerët në Peqin, Rama deklaroi se trashëguam një situatë të vështirë, por në tre vitet e qeverisjes kemi bërë më shumë se 25 vite dhe mbështetja për bujqësinë do të vijojë.
 
Sipas kryeministrit ligji i ri i pronave i jep zgjidhje problemit të vjetër, ndërsa PD bën propagandë duke kërkuar të përfitojë nga mërzia e njerëzve.
 
"Jemi investuar fuqimisht që të pastrojmë kanalet ujitëse dhe kulluese, pasi për 25 vite nuk u vu dorë.
 
Përsa i përket ligjit të pronës që miratuam, hera e parë që jep një zgjidhje përfundimtare të cështjes dhe përkrahet nga Europa, pasi ligji 7501 iu mohoi titujt e pronësisë.
 
Po vazhdojmë që të japim titujt e pronësisë në cdo bashki. Jemi të vetëdijshëm që mbështetja për fshatin duhet të jetë e madhe, prandaj kemi krijuar fondin për fermerët për kredi.
 
Bankat e nivelit të dytë i kthejmë në aleate të qeverisë dhe fermerëve. I kemi dëgjuar ata të SHQUP, por ne e kemi rritur mbështetjen e shtetit për fermerët, përpos fondit.
 
PD, propagandë që kërkon të përfitojë nga mërzia e njerëzve. Në 2005 u ble ekskavatori i fundit për bujqësinë, ne kemi blerë 71. Puna do kohën e vet dhe durimin e vet, pasi nuk mund të bëhet cdo gjë në tre vite
" deklaroi ai.

Gjatë bashkëbisedimit në Peqin, Rama ka pasur edhe një debat me një vajzë, e cila i ka kërkuar punë, pasi kishte mbaruar infermierinë, sipas saj me mesatare të mirë, por kryeministri iu përgjigj se duhet të presësh, pasi edhe të tjerë të mirë. 


Bashkëbisedimi me fermerët dhe batutat në Peqin
Fermeri: Zoti kryeministër ne duam rrugë dhe treg për ullinjtë
 
Rama: Po i pate këto të dyja i ke të gjitha.  Se më kujtohet Saliu që bërtise vetëm rrugë, rrugë, rrugë, rrugë! Saliu bënte tendera dhe kontrata pa lekë dhe i la rrugët rrugëve.
 
Saliu thoshte që kemi bërë 10 mijë km rrugë kur ishte në pushtet, por tani tha një ditë që kemi bërë 11 mijë, pra i shtohen edhe tani në pension.
 
Saliu e inauguroi rrugën Tiranë-Elbasan, por erdhëm ne i rrëshqiti gjysma e malit.
 
Vajza: Kam mbaruar infermierinë me mesatare 8.5 dhe master shkencor me mesatare 9.2. Zotëroj edhe licencën e punës. Kam dy vite që i drejtohem drejtorisë shëndetësore Elbasan dhe Peqin dhe deri më sot asnjë vend pune. Prandaj të jam drejtuar edhe ty zoti kryeministër me letra, kam edhe dokumentet e mira me vete…
 
Rama: Vend e punës nuk janë pa fund. Ka edhe shumë të tjerë të mirë. Dëgjo tani se si ty ka shumë, por nëse do punë në shtet duhet të preshësh.

Vajza: Në shkollë nuk më jepnin bursë, tani kërkoj punë dhe nuk ma jepnin, ju keni deklaruar se do të vlerësohen më të mirët
 
Rama: Por kërkesat janë të panumërta. Ashtu sikur je ti ka edhe studentë të tjerë. Po lërë tani se s’do bëj debat me ty. Kjo gjë është e thjeshtë tani, jepja fjalën dikujt tjetër.
 
Fermeri: Rama i ka dhënë provat për reformat që ka bërë.

Rama: Të keqen lëri këto fjalime, se i mbanë Taulanti në parlament, por na bëj ndonjë pyetje.
 
Fermeri: Jemi 150 familje në Pajovë, na kanë marrë tokën të tjerë, si shpjegohet që letrat i kemi marrë, por toka...
 
Rama: Si shpjegohet që tokën e kanë marrë të tjerët? Ta shpejtoj unë. Në Shqipëri ka shumë situata të tilla, pasi nuk kemi sistem drejtësie. Gjykata pazar, ku e drejta shitet dhe blihet, kjo situatë është kudo.
 
Ky është një nga problemet më të rënda që kemi trashëguar.
 
Gjykatat në bashkëpunim me PD kanë krijuar një barrikadë për ligjin për pastrimin e gjykatësve dhe prokurorëve, i kanë bërë vendit hatatë më të mëdha në 25 vite.
 
Në 25 vite u bë rrumpallë, e paimagjinueshme. PD me gjyqtarët duan të pengojnë Reformë në Drejtësi.
 
Europa na e ka bërë të qartë, që pastroni gjyqësorin nga të korruptuarit, që të ulemi të bisedojmë me ju, dhe kanë shumë të drejtë.
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit