TIRANE - Penalltia e shënuar ditën e djeshme nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj portierit të kombëtares Etrit Berisha, në inaugurimin e stadiumit “Elbasan Arena”, ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Edhe vetë kryeministri Rama, përmes postimit në Twitter, ka komentuar 11 metërshin e shënuar dje, duke ironizuar se ajo u realizua falë një presioni kriminal ndaj Berishës.

Referuar akuzave të opozita bën shpesh herë ndaj kryeministrit për lidhje të tij me krimin, ky i fundit e ka ironizuar, duke e cilësuar si atë të djeshmen si një penallti të realizuar falë presionit kriminal të qeverisë ndaj portierit Berisha.

“Goli im dje ne #ElbasanArena pas nje presioni mafioz qe segmentet e krimit te lidhur me qeverine i bene Berishes:-)” tha Rama
 
Ditën e djeshme u inaugurua stadiumi “Elbasan Arena” ku prezent ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili në mënyrë simbolike, realizoi nga 11 metërshi, golin e parë në shtëpinë e re të kombëtares kuqezi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)