Rama-Greqisë:Hiqni Ligjin e
Luftës, njihni pronat e Çamëve

Rama-Greqisë:Hiqni Ligjin e<br />Luftës, njihni pronat e Çamëve
TIRANE -  Për herë të parë zgjidhja e çështjes Çame dhe heqja e Ligjit të Luftës që ekziston ende mes dy vendeve i adresohet Greqisë nga një kryeminister në parlament.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Greqia të shfuqizojë Ligjin e Luftës që mban peng pronat e shqiptarëve çam në Greqi. Për debatet e fundit mbi prishjen e disa godinave të himarjoteve, Rama u shpreh se Himara është e Greqisë aq sa Athina e Shqipërisë.

Fillimisht ishte kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule që akuzoi kryeministrin Rama për sulm ndaj minoritarëve në Himarë. Sipas Dules, po u shemben shtëpitë me qëllim që të mposhtin frymën e tyre dhe t'u grabisin pronat.

Duke përmendur urdhrin për heqjen e flamurit turk nga shkollat e nje fondacioni armik të Erdoganit në Turqi, Dule la të kuptohej se kryeministri Rama po zbaton urdhrat e presidentit turk edhe për sulmin ndaj minoritarëve në Himarë. I menjëhershëm reagimi i Ramës.

Duke i kërkuar heqjen e Ligjit të Luftës, Rama u ndal më pas tek çështja Çame. Zgjidhja, tha Rama duhet të vijë duke njohur të drejtat e çamëve që janë shqiptarë.
"Lufta të mbarojë Vangjel, ne do e mirëpresim shumë një akt të barazvlefshëm të pushtetit që të shfuqizojë dekretin mbretëror ende në fuqi sot, që e konsideron gjendje lufte marrëdhënien mes nesh dhe Greqisë"
"E drejta për lirinë e lëvizjes, e drejta për pronën, kjo është ajo që quhet çështja Çame dhe asnjë gjë tjetër. Dhe e thënë kjo, thuhet ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë ndërkohë që marrim vërejtje për vërejtje për mosrespektim e shkelje nuk është mbi ne".


Debatet
Ora 14:50- Rama: Nuk pengoni dot integrimin me përrallat që tregoni

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Athinës për pengimin e procesit të integrimit në BE, Kryeministri Rama iu drejtua Dules, duke i thënë : "Nuk na tremb se do pengoni integrimin në be për këto përrallat që tregon ti, bashkë me ata të tjerët që mezi i presin përrallat e tua."

"Nëse merr përsipër të dizinformosh në mënyrë të qëllimshme pasi nxit në mënyrë të qëllimshme situata artificialisht të krijuara, patjetër që nuk mund të kesh qëllim tjetër përveçse të krijosh armikun në anën tjetër. Për çfarë arsye ti gënjen në Athinë dhe u thua që godinat janë të gjitha të ligjshme. Për çfarë arsye gënjen dhe thua që do prishen pa u respektuar procedura e shpronësimit.  Zanafillën i gjithë ky problem e ka tek ti. Ti ke gjetur të gjithë kokëboshët e Greqisë dhe u fut në tru marrëzira të paimagjinueshme."

Kryeministri tha se do të mbajë përgjegjësi edhe përpara fqinjëve në rast se vërtetohet se minoritarët në Himarë janë trajtuar ndryshe nga qytetarët e tjerë në Shqipëri.

Ndër të tjera, Rama iu përgjigj edhe akuzave për ndërtimet e Kokëdhimës në Qeparo, duke theksuar se: "Do mbaja përgjegjësi nëse ato ndërtesa do ti kisha sjellë unë dhe nuk do ti kisha gjetur midis jush. Këtu ke qene dhe kur janë ngritur ato ndërtesa dhe kur janë dhënë ato leje". 

Ora 14:40- Dule: Po shemb ndërtimet e pa leje në Himarë? Fillo nga sarajet e Qeparoit
Kreu i PBDNJ-së replikoi me kryeministrin duke thënë: "Ju shmangët thelbit të problemit. Po rrëzoni të gjitha ndërtimet e paligjshme në Himarë? Filloni nga mentori juaj, Kokëdhima. Po je i sinqertë nise prishjen e ndërtimeve pa leje nga Sarajet e Qeparoit. Mu drejtuat se jam duke u përpjekur ti bëj armiq vendit. Jam përpjekur ti bej miq të këtij vendi aq sa mundem, por është shumë e vështirë me një kryeministër të tillë. Më akuzuat se po përpiqem të nxi këtë qeveri, por a ka qeveri më të nxirë në këto 25 vite që t'i shtosh dhe një nuancë më tepër". 



Ora 14:40 Çamët, Rama: Ka qejf nuk ka qejf njeri, ata janë qytetarë shqiptarë, Çameria çeshtje shqiptare
Nëse s’do që unë quhem çam, s’ke qejf nuk ka gjë, jam qytetar shqiptar, nëse nuk të pëlqen çështja çame, është çështje shqiptare, është çështje e Shqipërisë. E drejta për lirinë e lëvizjes, e drejta për pronën, kjo është ajo që quhet çështja Çame dhe asnjë gjë tjetër. Dhe e thënë kjo, thuhet ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë ndërkohë që marrim vërejtje për vërejtje për mosrespektim e shkelje nuk është mbi ne, nuk ka qenë ndonjëherë mbi Shqipërinë, nuk ekziston prej 3 vitesh, të siguroj as prej 30 vitesh madje dhe prej 300 vitesh”.

Komision, komitet, organizëm, Trojkë, Gjykatë Kombëtare që të ketë njohur përshembull ekzistencën e një minioriteti grek mes Kurveleshit dhe maleve të Akreule, që siç e di Vangjeli është emri antik i Himarës, nuk ka. Ku sipas mitologjisë, një perëndi pasi u godit nga rrufetë polli dy hyjni, kaosin e përçarjen. Himarë janë bërë, bëhen dhe do bëhen shkëmbime ekonomike dhe mbase do thuhen dhe u thënçin gjithmonë liturgji në gjuhën e Shën Gojëartit, por sic thoshte i paharruari Petro Marko veç në shqip do këndohet thuhen gëzimet  dhe do të thuren vajtimet e nënove sepse kështu ka qenë dhe kështu do të jetë e shkruar gjithmonë”.

Ora 14:30 Rama: Lufta të mbarojë Vangjel, hiqeni Ligjin
Shqipëria nuk ka qenë kurrë e prirur dhe se ka bërë asnjëherë të zbatojë reciprocitetin e zakonshëm, ku përfshihet edhe trajtimi i minoriteteve apo njerëzve të vet, kjo është një arsye që ne jemi si vend një hap pata, por edhe si popull një hap para fqinjëve në jug e veri për njohjen dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Duhet të jemi reciprokë në cështje parimore, nëse Tirana qortohet për disa terrene në pronësi nga nënshtetasit shqiptarë që faktikisht do të shpronësohen sipas ligjeve për interes publik dhe marrim fuqi akuzash si të ishim varrmihës, cfarë duhet të themi ne për mbajtjen si një dordolec në kufi mes nesh dhe Greqisë të Ligjit të Luftës që është matrica e cështjeve të pazgjidhura me Greqinë dhe strumbullari i një mase të madhe që ka në sfond diskriminimin e shqiptarëve, c’duhet të themi për etnikumin shqiptar, popullsia çame, në bazë të një preteksti të sajuar, që nuk ka histori e të drejtë as kanonike që mund ta përfshijë, kjo na paska bashkëpunuar me nazistët në Greqi e për këtë çdokush prej paraardhëse jo vetëm që duhet të jetë përgjegjes përjetësisht por duhet ti mohohet edhe jeta edhe identiteti edhe pronësia.

Nuk di nëse dikush tjetër ka lexuar mbase na ndihmon, por nuk di të kemi lexuar gjëkundi që mijëra çamë të kenë bërë ujdi me pushtuesit e aq më tepër brez pas brezi të jenë të zhveshur nga e drejta themelore, por ti ketë ndjekur mallkimi i një vendimmarrje të njëanshme që targeton njerëz në breza si fajtorë.

Shqipëria as ka e as do ketë ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë, por kërkon në emër të miqësisë të ndërtojë marrëdhënie miqësie sa më të fortë se në nivelin e marrëdhënieve mes popujve, sado të gërmosh gjen më shumë historia që na bashkojnë se na ndajnë.

E shkuara smund të jetë pengesë për të ardhmen, zgjidhjet e bazuara në rregulla të së drejtës ndërkombëtare.

Lufta të mbarojë Vangjel, ne do e mirëpresim shumë një akt të barazvlefshëm të pushtetit që të shfuqizojë dekretin mbretëror ende në fuqi sot, që e konsideron gjendje lufte marrëdhënien mes nesh dhe Greqisë, por nuk është mbetje arkaike aty e riciklueshme nga cdo qeveri si rikujtim, por akt që prodhon efekte, pasoja, për qytetarët shqiptarë.


Ora 14:25 Rama-Greqisë: Para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit, shih traun në syrin tënd
Kryeministri me një fjalim në Parlament ka këshilluar që historianë, media apo politikanë grekë para se të merren më çështje si Himara duhet të fokusohen në brendësi të problemeve të tyre.
Apelin kryeministri shqiptar e bëri me disa shprehje të njohura shqiptare.
Ka një shprehje të bukur populli ynë dhe besoj e ka dhe populli grek që thotë para se të marrësh fshesën e të fshish pragun e tjetrit, fshi më mirë pragun para vetes.
Apo më bukur që e thotë Ungjilli,  shohin udhërrëfyesin e tyre, para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit, hiq traun në syrin tënd
.”

Ora 14:20 - Rama- Dules: E ngre zërin edhe kur lëviz një tjegull nga çatia në Himarë
Duke i cilësuar të pabaza akuzat e Vangjel Dules për sulm ndaj minoritarëve, Rama tha me ironi se "zëri i Dules ngrihet vetiu qoftë sikur në ëndërr ti dalë një tjegull që del nga çatia e Himarë".

"Këtë herë na ka dalë që banorët e prekur nga projekti i ri i Bashkisë së Himarës në fakt na qenkan deklaruar grekë"- u shpreh Rama. 

Ora 14:15 - Rama: E folura greqisht nuk do ta bëjë kurrë Himarën greke
Kryeministri Rama theksoi se e folura në greqisht nuk do ta bëjë kurrë Himarën që qytet grek.

"Kur them se as e folura shqip në Athinën e djeshme nuk e bën Athinën sot një qytet shqiptar, as e folura në greqisht sot nuk ka për ta bërë kurrë Himarën një qytet grek nesër. Çështjet duhet ti zgjidhim nën dritën e shembujve të panumërt të miqësisë, vllazërisë , njëlloj të udhëhequr nga e mira  përbashkët. Dy popuj fqinjë dhe miq ne zemër të Europës në një shekull të ri sfidash të rajonit dhe familjes europiane, të cilës bashkërisht i përkasim"- u shpreh Rama. 

Ora 13:50 Rama: Kuja e ububushme e Greqisë, sëkëlldi ndaj Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin e PBDNJ Vangjel Dule mbi çështjen e Himarës. Rama nuk la pa përmendur dhe shprehinë që ciroi para pak ditësh për Akropolin, ndërsa tregoi siç tha ai, ku ‘fle lepuri’ i Greqisë kur reagon për deklaratat e tij si kryeministër apo për Himarën.

Nga çdokush që e shoqëron Himarën pa shoqërinë e Vangjel Dules, Himara është padyshim një nga qytetet më të dërrmuara. Me 20 e kusur vite të barbarisë, shëmti dëshpëruese që e rrokullisën Himarën në tatëpjetën që cënuan rëndë bukurinë e saj magjepse, dhe vlerat e saj të trashëgimisë kulturore.
Por siç dihet botërisht, Himara nuk është i vetmi qytet që ka hyrë në këtë rrugëm, për interes publik apo prishje ndërtimesh pa leje. Prishjet e ndërtimeve të ligjshme ka pasur kudo në vend, edhe në Tropojë ka banorë që nuk bien dakort qoftë me shpronësimin e godinave qoftë dhe me prishjen e ndërtesave por as për të Tropojës, Bulqizës, Belshit madje as për banorët e Vlorës nuk kemi dëgjuar të indinjioget ndonjë shtet tjetër apo të nisë ndonjë kuje e ububushme nga mediat e atij shtetit, siç ndodh vetëm me Himarën.

Më lejoni që për arsye të vijës urbane vetëm në Vlorë janë prishur me shpronësim kur kanë qenë të ligjshme, ose kur kanë qenë pa leje, 1 567 objekte. Në Durrës 1025, në Fier 460, në Elbasan, 300, nga Tropojë ku janë prishur 71 objekte deri në Konispol ku janë prishur, prej një total 5 mijë e ca objekte.

Ndërkohë projekti i ri në Himarë detyron prishjen e 81 objekteve, ndër të cilat një shtëpi e banuar, bujtinë 3 katëshe, kioska, rrënoja shtëpish të dikurshme. Nga këto, vetëm për 6 objekte, duket
ku fle lepuri pas kësaj ferre që na shfaqet si një ëndërr e keqe hera-herës.

Si ka mundësi që një praktikë rutinë e kësaj natyre në Shqipërinë e sotme për 12 ndërtime pa leje dhe vetëm për dy ngrehina, të angazhojë një shtet fqinj, me komunikata zyrtare që shprehin kundërshti ndaj Shqipërisë, të nxisë historiane e media që nxjerrin tym, fabrika të antikitetit nacional populist.  Për t’i nxirë Shqipërisë por pa fshehur dot një sëkëlldi të çuditshme ndaj këtij vendi të vogël që quhet Shqipëri, që aq shumë ka marrë e ka dhënë me atë vend mahnitës që quhet Greqi. Çfarë bëra dhe thashë unë, për atë Greqi?
Pse fqinjëve të mi nuk u erdhi mirë për një postim, në rubrikën time kulturore ku unë përmendja Gjergj Dushmanin, shqiptarin që e citon historia që një nga rastësitë e duhura e çoi aty për të shpëtuar Akropolin.
Apo mos vallë nuk është mirë për ata që lexuan aty se në Athinën e asaj kohe flitej shqip. Çfarë në fakt nuk e  them unë, se nuk ka një historian serioz që nuk e shkruan këtë.
Nuk di ta them unë pse duhet të mërziten fqinjët tanë që në Athinën e një periudhe të caktuar flitej shqip"
.

edi rama

Ora 13:40 Dule: Doni të mposhtni minoritarët e t'u grabisni pronat
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama për sulm ndaj minoritarëve në Himarë, të cilëve sipas tij, po u shemben shtëpitë me qëllim që të mposhtin frymën e tyre dhe t'u grabisin pronat.

Sipas Dules, “plani urbanistik i qeverisë në Himarë është në shërbim të interesave të mbrapshta”.

“Kemi prishje selektive dhe klienteliste biznesesh dhe banesash me një sens të theksuar hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtimet e sarajeve në Qeparo”, deklaroi  Dule.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit se 'Akropoli qëndron në këmbë falë një shqiptari', Dule u shpreh se Greqia është armiku i radhës i Ramës. Duke përmendur urdhrin për heqjen e flamurit turk nga shkollat e nje fondacioni armik të Erdoganit në Turqi, Dule la të kuptohej se kryeministri Rama po zbaton urdhrat e presidentit turk edhe për sulmin ndaj minoritarëve në Himarë.

"Pse po paguan kaq shtrenjtë Himara. Në Kushtetutën e vendit tonë e themi qartë dhe me gojën plot dhe kemi detyrim kushtetues që të mbrojmë të drejtat e bashkatdhetarëve tanë kudo në botë. Po shtetet e tjera nuk e kanë këtë të drejtë dhe obligim të mbrojnë të drejtat e bashkatdhetarëve kudo. Ky kryeministër e ka kthyer mbrapsht këtë politikë. Po presim sot të na zbulojë armikun e  ri, nën trysninë e ligjit të kthyer të importit të mbetjeve dhe kanabizimit të vendit. Në kushtet që ka filluar heshturazi  të zbatojë kërkesat e babës në institucionet arsimore të një fondacioni në vendin tonë. Dje zbuloi armikun e radhës, Greqia, vendi mikpritës i 700 mijë bashkatdhetarëve tanë."- deklaroi Dule nga foltorja e Kuvendit.

Sipas kreut të PBDNJ-së, Shqipëria ka një aventurier në krye të Qeverisë.

Ky kryeministër ka kthyer mbrapshtë politikën dhe vlerat europiane. Ky kryeministër do të na zbulojë se armiku ynë është Greqia, vendi mikpritës i 750 mijë emigrantëve shqiptarë. Civilizimi yt është shumë larg nga civilizimi europian, të cilin Rama  e sheh me çallmë në kokë”- deklaroi Dule. 

Debatet Dule Rama në parlament ( pjesa e 1 )


Debatet Dule Rama në parlament ( pjesa e 2 )


Debatet Dule Rama në parlament ( pjesa e 3 )
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt