“Këshilla që ju jap unë është që të përpiqemi të gjejmë një mundësi për t’ju strehuar deri ën 23 qershor dhe pastaj të marrim angazhimin tju garantojmë një strehim afatgjatë”, ishte këshilla e Ramës për grevistët në rrugën ‘Margarita Tutulani’.

Mirela Alia, grevistja e cila para disa ditësh u dërgua në spital pas problemeve shëndetësore, sot la përsëri grevë vetëm për ti kërkuar liderit socialist ndihmë për zgjidhjen e problemit.

“Unë jam Mirela Alia, tani dola nga greva tju drejtohem juve. Bëni diçka për ne. Ju jeni shpresa e vetme për ne. Jemi në qiell të hapur. Ju lutem si nënë, si motër. Do të na nxjerrin nga shtëpia”, ishin fjalët e grevistes.

Përgjigjia miqësore e Ramës ishte që të ndërprisnin grevën dhe mos të shpenzoni energjitë. Sigurohuni që këto energji ti përdorni në 23 qershor, që do të jetë dhe dita e vendosjes së themeleve të qeverisjes.

“Duhet të shporrim pushtuesit dhe kryeministrin. Ana tjetër e medaljes është bashkia me atë bandë që mban uniformat e policisë bashkiake dhe që godet nën urdhrat e atij të famshmit kryetar”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në njësinë nr.5, ai gjithashtu tha se Shqipëria është një nga vendet e rralla në botë që eksporton petë ushqimore. Rama tha se pas 23 qershorit nuk do të ketë asnjë familje që të shënojë emrin në listat e ushqimeve.

RAMA: AQ SHUME SA FLET PER NGJALA, BERISHA NË 23 QERSHOR DO TE DUKET VETE SI NGJALE

 “Ne jemi një nga vend e rralla në botë që eksportojmë petë ushqimore. Pas 23 qershorit ne do t’i garantojmë të gjitha që mos ketë familje që janë në rresht për të shkruajtur emrin në listat e ushqimeve. Saliu flet vetëm për ngjala aq sa duket se i ka hyrë ngjala dhe do ta shikoni deri në 23 qershor që do të duket si ngjalë.

Berisha thotë që jemi një nga tre vendet me ekonominë më të mirë në Europë. Berishës i duhet dhe një mandat tjetër që të mundi Gjermaninë në ekonomi dhe futboll.

Por popullin shqiptar nuk do ta mundi dot në 23 qershor. Shqiptarët do të votojnë aleancën shqiptare dhe jo aleancën e tij me mbeturina nga gërdeci.

Unë dua tju garantoj se aleanca jonë me fitoren në 23 qershor do të hapë një faqe në historinë e Shqipërisë. Secili në 23 qershor duhet të shkojë në kutitë e votimit duke marrë për veshi atë që deri më sot nuk ka votuar”, u shpreh lideri socialist.

(v.gj/shqiptarja.com)